E Diel, 1 Nëntor 2026

Senati miraton planin 700 miliardë, sot "provimi" i dytë në "Dhomë"

 

Kriza në SHBA / Pas Senatit, plani do t'i paraqitet sot edhe Dhomës së Përfaqësuese.Bush: Esenciale për sigurinë financiare të çdo amerikani

Senati amerikan ka miratuar një version të rishikuar të paketës shumëmiliardëshe të qeverisë për të shpëtuar sektorin financiar amerikan. Ajo u kalua me 74 vota pro dhe 25 kundër. Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar paketën si jetësore për të shmangur një krizë të rëndë ekonomike. Si demokratët ashtu edhe republikanët në këtë dhomë shprehën besimin se paketa e rishikuar do të pranohet kur të hidhet në votë ditën e premte.

Pas votës së Senatit, udhëheqësi i maxhorancës, Harry Reid tha se besonte se nuk kishte asnjë alternativë.

"Populli amerikan ka të drejtën të jetë i zemëruar për krizën ekonomike, me të cilën përballet dhe ne e ndajmë këtë me ta. Mosveprimi nuk është opsion, prandaj edhe ne kemi punuar me shpejtësi dhe në mënyrë bipartizane, për të ndaluar që kjo situatë të përkeqësohet më tepër," tha zoti Reid.

Senatori shtoi se priste që Dhoma e Përfaqësuesve të ndjekë këtë shembull. Dhoma e Përfaqësuesve do të duhet ta miratojë planin, përpara se ai të kthehet në ligj. Përmes një deklarate, presidenti Bush tha se populli amerikan priste një zgjidhje dhe ekonomia amerikane kërkonte që Kongresi ta miratonte ligjin këtë javë.

Planin prej 700 miliardë dollarësh synon nxjerrjen e financave amerikane nga kriza. Të dy kandidatët presidencialë, demokrati Barak Obama dhe republikani Xhon Mekein, lanë fushatën dhe u kthyen në Uashington mbrëmë për të votuar për planin.

Projekt-ligji është një version i rishikuar i planit origjinal të propozuar nga Presidenti Bush, të cilin Dhoma e Përfaqësuesve e hodhi poshtë të hënën, duke u bërë shkak për rënin e bursës si asnjëherë më parë brenda një dite.

Sipas këtij plani Departamentit të Thesarit i jepet një fond prej 700 miliardë dollarësh për të blerë huatë e pashlyera dhe me këste të papaguara që bankat dhe instritucionet e tjera financiare kanë dhënë për blerjen e shtëpive.

Demokratët dhe republikanët i bënë pas refuzimit të parë disa shtojca planit për të siguruar miratimin e tij nga Senati. Plani do t'i paraqitet edhe Dhomës së Përfaqësuese që do të mbajë votimin të premten (sot).Presidenti Bush tha se projekt-ligji është "esencial për sigurimin financiar të çdo amerikani" dhe i bëri thirrje Dhomës së Përfaqësuesve ta miratojë, me qëllim që ai t'i shkojë përfundimisht presidentit për firmë.

Plani përfshin shkurtime taksash për bizneset dhe shtresën e mesme të taksapaguesve, kufizimin e përfitimeve dhe pagesave monetare pas shkarkimit për drejtuesit e institucioneve të dështuara financiare, si dhe rritjen e kufirit të depozitave bankare që garantohen nga qeveria federale, nga 100 mijë dollarë që është aktualisht në 250 mijë

BQE diskuton mbi nivelin e normës bazë të interesit

Banka Qëndrore Europiane po zhvillon konsultime mbi nivelin e normës bazë të interesit për Eurozonën. Mbrojtësja e stabilitetit të parasë në vendet e Eurozonës ndodhet në trysni përballë krizës financiare ndërkombëtare, për të ulur normën e interesit dhe për të krijuar kështu më shumë hapësirë për investime të reja dhe rritje ekonomike. Por ekspertët e financave janë të mendimit se norma e interesit do të mbetet e pandryshuar në nivelin 4,25 për qind. Banka Qëndrore Europiane rriti normën bazë të interesit në muajin korrik për shkak të inflacionit të rritur në eurozonë. Vendimi i Bankës Qëndrore Europiane pritet në orët e para të pasdites së sotme.

Franca: Plan shpëtimi evropian për bankat me probleme

Franca kërkon një plan shpëtimi europian për bankat me probleme. Ministrja franceze e financave Christine Lagarde konfirmoi në parim "zgjidhje të mundshme mbarë europiane" por hodhi poshtë zërat për një fond emergjence prej 300 miliardë eurosh. Qeveria në Paris ka ftuar në një takim të jashtëzakonshëm ditën e djelëku veç Francës do të marrin pjesë Gjermania, Britania e Madhe dhe Italia. Nga ministria e financave në Berlin reagimi i parë ishte se një plan i tillë shpëtimi sipas modelit amerikan nuk preferohet. Kancelarja gjermane Angela Merkel në një intervistë u shpreh me tone refuzuesendaj atyre që ajo i quajti "çeqe të bardhë" të shtetit për bankat. Komisioni i BE-së ka bërë ndërkaq të ditur synimin e tij për të kontrolluar më rreptë bankat dhe për të reduktuar spekulimet. Ndër të tjera do të kufizohet rishitja e letrave me risk të lartë të titujve të kredisë. Veç kësaj mbikqyrja financiare për bankat e mëdha me aktivitetet përtej kufijve nacionale duhet të përmirësohet u shpreh komisarjae BE-së për tregun e brendshëm Charlie Mçreevy në Bruksel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›