Antikanabisi, korren 1100 rrenje hashashi ne Delvine
DELVINE- Policia e Delvines vijon aksionet per korrjen e parcelave me hashash ne zonat malore. Burime zyrtare thane se jane asgjesuar 1100 rrenje kanabis sativa te mbjella ne nje siperfaqe prej disa hektaresh, por ende nuk jane arrestuar pronaret e dyshuar. Mesohet se kanabis eshte zbuluar ne vendin e quajtur Pigadhe dhe ne fshatin Vergo. Nderkaq vazhdojne hetimet per identifikimin dhe kapjen e autoreve qe kultivuan bimet narkotike. Aksionet vijojne edhe ne zonat e Sarandes, pasi dyshohet se ka ende parcela te mbjella me hashash.
B. B.
B. B.