E Diel, 1 Nëntor 2026

I plackiste dyqanin, pronari kap hajdutin e mitur

Librazhd- Kap hajdutin ne dyqan dhe ia dorezon policise. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem ne lagjen nr. 1 te qytetit te Librazhdit. Burime zyrtare bene me dije se ndaluan te miturin e dyshuar me inicialet A. K., me banim ne Semez te komunes Qender, pasi u kap ne flagrance duke vjedhur dyqanin ushqimor nga vete pronari Fatmir M., 31 vjec, me banim ne kete qytet. Sipas te dhenave 17 vjecari e kishte studiuar me pare plackitjen dhe ne mesnate eshte hedhur ne aksion per te realizuar planin. Ai ka mundur te depertoje ne brendesi nepermjet catise, por pikerisht ne castin kur po mbushte "thaset" me asortimente eshte kapur ne befasi nga vete pronari i dyqanit. Pronari nuk eshte hakmarre ndaj hajdutit te mitur, por e ka marre prej krahu duke ia ka dorezuar agjenteve te policise dhe depozituar denoncim per ndeshkim ligjor. Ndaj 17-vjecarit eshte ngritur akuza e "vjedhjes". Ky eshte rasti i trete i kesaj natyre ne qarkun e Elbasanit, ku vete pronaret dorezojne hajdutet e kapur ne polici.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›