Mali i Koshtnices, kater dite ne flake, nderhyn policia dhe ushtria
Gramsh- Zjarret shkrumbojne malin e Koshtnices ne Vidhas te Gramshit. Eshte dashur nderhyrja e policise dhe ushtrise qe vatrat te izolohen dhe flaket te shuhen pas perpjekjeve disa oreshe dhe te rrezikshme. Dhjetera hektare me pyje e shkurre jane bere shkrumb e hi pasi askush nuk mund te parandalonte zjarrin e vrullshem qe perfshiu kete mal prej disa ditesh. Ne fikjen e flakeve u angazhua reparti i zjarrfikesve, policia, sherbimi pyjor, forcat e ushtrise si dhe vete banoret e zones. Por per shkak te terrenit te thyer malor ishte mjaft veshtire qe zjarri te vihej ne kontroll. Burime zyrtare thane se flaket u shuan vetem pas kater dite perpjekjesh. Demet e shkaktuara perllogariten ne dhjetera milione leke, pasi zjarri ka djegur siperfaqe te medha me drure e shkurre. Ne vendin e ngjarjes u dergua grupi hetimor, i cili po punon per te zbuluar shkakun e shperthimit te flakeve. Ende nuk ka nje piste te qarte, por dyshohet se shkak mund te kene qene barinjte e zones, ose hedhja pa dashje e ndonje bishti cigareje nga kalimtaret e rastesishem. Prokuroria ka ngritur akuzen e "djegies se prones me zjarr", por deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar si te dyshuar.
Fatos Salliu
Fatos Salliu