E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vdes klienti, merr 15 dite burg

Fier- Gjykata e Fierit ka lene ne qeli me afat, gruan te ciles i mbeti ne "dore" klienti ne nje hotel ne periferi te qytetit, pasi dyshohet se konsumoi viagra para aktit seksual. Seanca e pare gjyqesore per 32-vjecaren Edlira Xh., eshte zhvilluar mesditen e djeshme. Gjyqtare e ceshtjes ka qene Matilda Shalla, e cila ka marre vendimin e nje gjykimi me dyer te mbyllura, duke dhene 15 dite burg. Mesohet se pas marrjes se gjeneraliteteve te sakta te 32-vjecares se akuzuar per "ushtrim prostitucioni", gjyqtarja Shalla, ka kerkuar qe te lexohen provat. Kjo e fundit eshte lexuar nga perfaqesuesja e organit te akuzes, prokurorja Violeta Shkurta. E dyshuara ka pranuar akuzen dhe ka pohuar te gjitha faktet e regjistruara ne dosjen e saj, duke shpjeguar se nuk kishte mundesi tjeter mbijetese dhe se ngjarja, ishte aksidentale. Pas degjimit te prokurores, gjykata i ka dhene fjalen te dyshuares, e cila kerkoi mase me te bute. Edlira Xh., u vu ne pranga tre dite me pare ne dhomen e nje moteli ne periferi te Fierit, prane stacionit te trenit. Ne tualetin e dhomes gjeti vdekjen, partneri me cilin ajo kishte shkuar per disa ore ne motel, 67-vjecari Abedin Sina. Pas analizave dhe autopsise, rezultoi se i moshuari kishte pire viagra, duke pesuar nje atak kardiak si pasoje e aritmise.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›