Vdekja e femijes, prangoset i katerti
Korce- Prokuroria e Korces con ne kater numrin e flete-arresteve te bluzave te bardha ne spitalin rajonal, per vdekjen e femijes 6-vjecar pas pickimit nga gjarpri. Policia vendore i vuri prangat oret e vona te mbremjes se enjte edhe 41-vjecarit Kostika Karamitro, me detyre infermier ne repartin e reanimacionit dhe qe gjendej ne sherbim diten e ngjarjes. Me pare ishin ndaluar; mjeku reanimator, Ilir Milo dhe dy infermieret Julian Mato dhe Olgert Hoxhallari. Mbi te dyshuarit rendon akuza per "mjekim te pakujdesshem" dhe "mosdhenie ndihme" ndaj vogelushit Viktor Balliu, nga fshati Leminot i Korces.
Akuzat
Kostika Karamitro sipas dosjes hetimore te prokurorise, ishte pjese e ekipit te mjekeve dhe infermiereve qe trajtuan 6-vjecarin Balliu, kur ai mberriti ne spitalin e Korces ne gjendje te rende shendetesore. Organi i akuzes e ka cilesuar edhe ate pergjegjes, per mosdhenien e ndihmes mjekesore te plote, qe mund t'i shpetonte jeten femijes me ane te serumit antivipera. Te dyshuarit kane perjashtuar mundesine e mbijeteses se vogelushit, pasi familjaret e kishin sjelle 5 ore me vonese ne spital dhe se i ishin injektuar 4 medikamente te tjera kunder helmit. Por sipas hetuesve, infermieret u kane thene familjareve qe te blinin ne farmacite e qytetit serumin antivipera, qe kushtonte 500 leke, pasi ne farmacine e spitalit nuk gjendej. Nga verifikimet e inventarit pas denoncimit te familjareve ndaj mjekeve, rezultoi se serumi gjendej ne inventare qe prej vitit 2007.
Arrestimi
Oficere te Policise Gjyqesore, kane mberritur mbremjen e enjte ne repartin e kirurgjise per te zbatuar urdhrin e katert te arrestimit. Ata i kane bere me dije 41-vjecarit Karamitro, i cili sapo kishte filluar turnin e dyte te punes, qe te hiqte bluzen e bardhe dhe te shkonte me ta, duke i dhene ne te njejten kohe edhe urdhrin e arrestimit te leshuar nga Prokuroria e Korces. Burime te organit te akuzes, bejne te ditur se arrestimi i Karamitros erdhi pas marrjes ne pyetje te tre te ndaluarve te tjere, si dhe pas shqyrtimit qe iu bene provave te mbledhura gjate tre diteve te hetimit. Organi i akuzes e ka cilesuar fajtor edhe Kostika Karamitron, me detyre infermier ne reanimacion, ne repartin e kirurgjise. Ashtu si dhe koleget e tij te arrestuar nje dite me pare, 41-vjecari infermier cilesohet fajtor per mos interesimin ne farmacine e spitalit rajonal, per te marre serumin antivipera. Nga organi i akuzes mesohet se nga hetimet paraprake, eshte arritur ne konkluzionin se te gjithe te arrestuarit kane neglizhuar ne mjekimin e 6-vjecarit dhe asnje prej stafit nuk ka bere qofte dhe nje telefonate ne farmacine e spitalit, per t'u interesuar nese gjendej serumi antivipera.
Daniela Zisi