E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne Orikum, frike tek pushuesit

Nje vater zjarri eshte perhapur mbremjen e djeshme ne Orikum te Vlores, duke futur ne panik banoret. E gjithe zona eshte mbuluar nga nje re e madhe tymi dhe dy makinat zjarrfikese kane shkuar per te shuar zjarrin e rene afer vendit te quajtur "Keneta". Terreni ka qene i veshtire dhe vetem pas shume minutash, zjarrfikesit kane mberritur ne vendngjarje. Burime zyrtare te policise, thane se vatra nuk perbente kercenim per banoret dhe pushuesit e Orikumit, pasi ndodhet shume larg. Dyshohet se flaket kane rene si pasoje e temperaturave te larta, por hetohet edhe per nje zjarrvenie te qellimshme. Kreu i sherbimit te zjarrfikesve, Dilaver Laci ka deklaruar per mediat, se zjarri mund te jete i qellimshem, pasi ka perfshire nje siperfaqe te madhe kallamishtesh poshte te cilave ka uje.

O. H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›