E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikorrupsioni Haxhinasto Qeveria reforma konkrete

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti dje nje grup parlamentaresh perfaqesues te EFTA-s te cilet ndodhet per nje vizite ne Shqiperi. Ministri Haxhinasto i njohu parlamentaret me zhvillimet me te fundit ne Shqiperi lidhur me procesin e integrimit evropian liberalizimin e vizave si dhe reformat e ndermarra nga qeveria ne drejtim te luftes kunder korrupsionit si dhe promovimit te investimeve te huaja dhe krijimit te nje klime sa me te favorshme per to ne vend. Gjate takimit Haxhinasto theksoi se Shqiperia eshte e vendosur per forcimin e bashkepunimit me vendet fqinje per te zhvilluar dhe nxitur nje bashkepunim te frytshem per shkembimet ekonomike dhe tregtare si dhe ne projektet me interes rajonal si ne infrastrukture energji etj. Po ashtu ai nenvizoi rendesine e integrimit rajonal dhe rolin promovues te vendit tone ne kete aspekt.

Parlamentaret evropiane vleresuan zhvillimet ne Shqiperi dhe treguan interes per mundesite e investimeve te huaja ne Shqiperi luften kunder korrupsionit zgjerimit te kapaciteteve eksportuese ne tregjet evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›