Meta me te rinjte Se shpejti pa viza ne BE
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim z. Ilir Meta zhvilloi dje ne ambientet e hotel Internacional nje takim me Levizjen Rinore per Integrim. Ne kete takim ku ishin te pranishem mbi 300 studente dhe studente z. Meta u ndal gjeresisht ne proceset integruese qe po kalon vendi si dhe rolin e padiskutueshem qe LSI-ja po jep ne kete drejtim. Duke falenderuar te rinjte e LRI-se z. Meta vleresoi punen e bere deri tani nga Levizja Rinore per Integrim per sa i perket kembenguljes nga ana e LRI-se per zbatimin e plote te Kartes se Bolonjes si dhe per fushaten qe ky forum ka ndermarre per informimin e rinise shqiptare per sa i perket procesit te liberalizimit te vizave. Kontributi juaj ka qene i jashtezakonshem ne keto vite sigurisht ju keni te gjitha mundesite qe te shumefishohet ne te ardhmen dhe kesaj do ti sherbeje jo vetem takimi i sotem po te gjitha takimet e mevonshme sic eshte konventa qe ju do te zhvilloni ne 3 nentor - u shpreh Meta.
Duke inkurajuar te rinjte e LRI-se z. Meta theksoi Ne nuk duam qe te rinjte te behen pjese e LSI-se per te hyre brenda kornizave te saj perkundrazi ne duam qe te rinjte te behen pjese e LSI-se per ti rritur per ti shumefishuar dimensionet e saj. Ne duam qe te rinjte te jene vertet nje force qe krijon energji po ne menyre te vecante mendime dhe ide te reja per reformat jo vetem ne fushen e arsimit me te cilat ju ndesheni cdo dite po reformave ne te gjitha fushat shoqerise shqiptare dhe jam i bindur se ky dialog i ngushte midis LSI-se dhe rinise shqiptare permes LRI-se do te jape rezultatet e saj. Ndaj ne kete drejtim - theksoi Meta - kontributi juaj eshte teper i rendesishem jo vetem ne reformat qe po zhvillohen ne fushen e arsimit por dhe te tregut te punes ne menyre qe liberalizimi i vizave i cili me te drejte po perjetohet si nje moment historik per te gjithe te rinjte dhe shqiptaret te jete nje hap i rendesishem ne integrimin evropian per te prekur dhe per te jetuar kete hapesire lirish dhe mundesish qe ekziston ne Bashkimin Evropian po ne fund te fundit synimi kryesor eshte qe standardet evropiane shqiptaret ti prekin ne Shqiperi ne qytetet dhe ne komunat tona qe e ardhmja e shqiptareve te jete e sigurt per nje te ardhme evropiane ne vendin e tyre. Keto jane arsyet - theksoi Meta - qe neve na duhet nje LRI edhe me e fuqishme se ajo sot dhe une besoj se ju jeni ne nje rruge te mbare dhe keni te gjithe mbeshtetjen tone dhe jam i bindur njekohesisht se edhe ne zgjedhjet e ardhshme lokale do te jete nje mundesi e shkelqyer per ju jo vetem te kontribuoni per suksesin e tyre por dhe te perfaqesoheni ne nje menyre sa me te denje ne te gjitha nivelet e perfaqesimit te pushtetit vendor sepse roli i komunitetit dhe lidhja e nje force politike me komunitetin po merr perparesi te jashtezakonshme ne jeten politike.