Lojerat e fatit 35 miliarde te ardhurat e shtetit per 2010-n

Financat Ligji ri i ka dhene dukshem efektet pozitive Ndryshimet pas problemeve te hasura ne praktike
Ligji per lojerat e fatit ka dhene ne menyre te dukshme efektet e tij pozitive duke shtuar ne menyre te ndjeshme te ardhurat e shtetit. Keshtu shpjegoi dje perfaqesuesja e Ministrise se Financave gjate diskutimeve ne Komisionin e Ligjeve lidhur per disa ndryshime ne ligjin per lojerat e fatit. Ajo theksoi se vetem per 9-mujorin e vitit 2010 te ardhurat jane 3.5 miliarde ne krahasim me 120 milione qe ishin ne vitin 2006. Perfaqesuesja e Financave shpjegoi gjithashtu se ndryshimet e bera ne ligj synojne te permiresojne zbatimin e ligjit ne praktike.
Diskutimet
Ndryshimet ne ligjin per lojerat e fatit jane diskutuar dje ne Komisionin e Ligjeve. Opozita kundershtoi ndryshimet ne disa pika te tij kryesisht ate pjese qe kishte te bente me reklamimin e lojerave te fatit. Sipas deputeteve te PS-se Saimir Tahiri dhe Vasilika Hysi reklamimi i lojerave te fatit nxit te miturit te luajne ne to. Por perfaqesuesja e Ministrise se Financave sqaroi se eshte diskutuar gjate kjo pike para se te merrej vendimi dhe per praktikimin e saj jane marre modelet e disa vendeve te tjera. Riformulimi i nenit 9 ka te beje vetem me nje forme publiciteti te kufizuar te lotarise kombetare. Jepet vetem nje licence per llogarine kombetare dhe minimalisht do jepet nje publicitet i kufizuar si data kur do organizohet ku shiten biletat etj. - sqaroi ajo. Perfaqesuesja e Financave shtoi se nje udhezim i posacem i ministrit te Financave do te saktesoje kete pjese gjithashtu dhe marreveshja qe do nenshkruhet me subjektin perkates. Lidhur me ndryshimet e herepashershme te ligjit te vitit 2008 ajo tha se zbatimi ne praktike kerkon dhe ndryshime ne menyre qe ligji te jete sa me i efektshem. Per sa i perket interesit publik per vitin 2009 te ardhurat nga lojerat e fatit kane qene ne shumen 37 miliarde. Ne menyre krahasimore per 9-mujorin e vitit 2009 te ardhurat nga lojerat e fatit kane qene 2 2 miliarde per 9-mujorin e vitit 2010 jane 35 miliarde ne krahasim me nje shifer diku ne 120 milione qe kane qene ne vitet 2006. Pra politika qe eshte ndjekur me formalizimin e ketij sektori e ka pasur impaktin e tij pozitiv ne te ardhurat e shtetit. Keto te ardhura nga taksa qe i merret operatorit - theksoi ajo. Per opoziten ndryshimet ne ligjin per lojerat e fatit duhet te synonin parandalimin e zaptimit te tyre nga mafia e organizuar dhe jo ndryshime teknike apo ndryshime me synimin per ti kthyer ato ne monopol. Por per deputetin demokrat Dashnor Sula edhe pse lojerat e fatit jane nje ves ndryshimeve ne ligj nuk mund tu jepen ndryshime politike. Ne te gjithe boten lojerat e fatit lejohen dhe si te tilla duhet te lejohen edhe ne vendin tone. Shifrat qe dha zonjusha qe vetem ne 9-mujorin e pare te vitit 2010 u realizuan 3.8 miliard leke tregon se ketu luhet bixhoz. Por me pare keto leke nuk shkonin ne buxhetin e shtetit - tha ai. Ndryshimet ne ligj synojne reklamim te kufizuar per lotarine kombetare ndryshim te tatimit nga 5 per qind te xhiros ne 25 per qind te fitimit si dhe kthimin ne shqip te te gjitha makinerive qe perdoren per lojerat e fatit.
Diskutimet ne Komisionin e Ligjeve
Perfaqesuesja e Ministrise se Financave Per sa i perket interesit publik per vitin 2009 te ardhurat nga lojerat e fatit kane qene ne shumen 37 miliarde dhe per efekt pikerisht te kesaj mbledhje kam te dhenat 9-mujor 2009 te ardhurat nga lojerat e fatit kane qene 22 miliarde per 9-mujorin e vitit 2010 jane 89 miliarde ne krahasim me nje shifer diku ne 120 milione qe kane qene ne vitet 2006. Pra politika qe eshte ndjekur me formilizimin e ketij sektori e ka pasur impaktin e tij pozitiv ne te ardhurat e shtetit. Keto te ardhura nga taksa qe i merret operatorit.
Saimir Tahiri Une prisja qe sot ekzekutivi te vinte me nje ndryshim ne kete ligj ose me nje pakete ndryshimesh ne kuadrin ligjor per te parandaluar zaptimin e lojerave te fatit ose te ketij biznesi nga perfaqesues te mafies se organizuar edhe nderkombetare. Ndryshimi i tatimit te lojerave te fatit dhe basteve nga 5 per qind te xhiros ne 25 per qind te fitimit ka te beje me nje presion monopolist te nje shoqerie ose oligopoli biznesesh qe merren me kete pune qe si duket kane kapur dhe qeverine dhe sot sjellin kete projektligj qe lejon reklamimin duke i sherbyer jo qytetareve por lojerave te fatit ul tatimet duke i sherbyer jo buxhetit por pronareve te tyre. Pra eshte nje projektligj klientelist.
Dashnor SulaLojerat e fatit dhe bixhozi jane nje ves por me vjen keq qe i fusim ne kanalizime duke i dhene ngjyra politike ketij projektligji. Duhet te kemi parasysh qe ne te gjithe boten demokratike duke filluar qe nga SHBA dhe per te perfunduar ne Malin e Zi - dhe shume kolege te zotit Tahiri dhe te mi dhe shume te tjere fundjavat i kalojne ne Malin e Zi per te jetuar dhe per te luajtur kazino. Per mendimin tim personal do ishte normale qe ne jo vetem te kishim nje industri te zhvilluar te lojerave te fatit por duke pasur parasysh qe jemi nje vend i hapur dhe duke synuar qe te jemi nje vend turistik duhet te thithim edhe shume lojtare te lojerave te fatit qe vijne nga vendet e tjera ne Shqiperi dhe qe mund te sjellin te ardhura ne vendin tone. Mund tu kujtoj zoterinjve qe te pakten deri ne vitin 2003-2004 bixhozi ka qene para Ministrise se Brendshme dhe qe sa dilnin - per te mos thene ministri - por te gjithe funksionaret e tjere sa dilnin shkonin tek bingo Ylli dhe vazhdonin ne pika te tjera. Sot kemi nje legalizim te ketij biznesi. Bashkim Fino Shkumbini si del javen tjeter 1 X apo 2. Kete na e thua dot
Dashnor Sula Bashkim te lutem ti ndoshta jo por disa kolege te tu e njohin mire Montekarlon e vende te tjera ku luhet bixhoz. Ndersa ne te tjeret qe si njohim themi shyqyr qe u legalizuan. Te vetmin merak qe kam eshte ai per te miturit per ti ndaluar ata qe te luajne. Pronaret qe kane keto biznese nuk interesohen shume per klientet e moshave te vogla.