E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas humbjes PS kercenon me bojkot te zgjedhjeve

Veliaj Mbas 8 nentorit rifillojme protestat. Nuk futemi ne zgjedhje pa bere transparencen

Partia Socialiste paralajmeroi dje bojkotin e zgjedhjeve lokale nese nuk pranohen propozimet e saj. Erion Veliaj i cili eshte edhe koordinatori i Opozites se Bashkuar u shpreh se opozita nuk mund te futet ne zgjedhje lokale nese asgje nuk ndryshon duke mos marre parasysh nese propozimet e dorezuara nga kreu i PS-se Edi Rama tek Kryeministri Bersiha jane te vlefshme apo jo nga ana juridike. Nuk mund te futemi ne zgjedhjet lokale nese asgje nuk ndryshon dhe se Berisha ka filluar te ndryshoje pasi nuk ka me shume se 70 vota ne Parlament. Tashme opozita ka talentin dhe energjine per te bere nje gare te ndershme ne daten 8 maj - tha Veliaj. Kjo fraze e deklaruar nga Veliaj duket disi kontradiktore pasi edhe konfirmon se nese nuk plotesohen propozimet e fundit te bera nga PS-ja kjo e fundit nuk futet ne zgjedhje lokale por nga ana tjeter ai thekson se ne zgjedhjet lokale opozita do te beje nje gare te ndershme. Gjithashtu Veliaj theksoi se protestat e opozites do te rifillojne menjehere pas 8 nentorit. Mbas dates 8 nentor Partia Socialiste do te vijoje serish me protestat dhe keto protesta do te startojne pas marrjes se dy pergjigjeve. Ato jane liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit te vendit kandidat per ne BE - u shpreh Veliaj. Keshtu opozita ende pa marre asnje pergjigje per propozimet e saj te cilat ne fakt kane qene po ato te deklaruara qe ne shtator mendon per rifillimin e protestave. Kthimi ne rruge nga ana e opozites fill pas vendimit per liberalizimin e vizave duket disi kontradiktor kur nje ngjarje e permasave te tilla nuk mund te percillet me protesta. Ne fjalen e tij Veliaj komentoi me superlativa edhe kurorezimin e kreut socialist Edi Rama te cilen e cilesoi nje gje shume pozitive ku theksoi se ndikimi i Znj. Rama do te ndihet tek kryesocialisti. E shikoj kete lidhje si nje nga ngjarjet me pozitive. Linda Basha do te ndikoje tek Rama ne vendimmarrje pasi sipas tij nje martese eshte nje partneritet dhe ekipi lsquoRama eshte me i forte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›