Trebinje Rama pranon ne heshtje humbjen zyrtarisht jo
Diten e diel ne komunen e Trebinjes u zhvilluan zgjedhjet per kryetar komune ku fitues doli perfaqesuesi i koalicionit PD-LSI. Ne diten e votimit Partia Socialiste kishte derguar ne zone nje armate deputetesh si Taulant Balla Mimi Kodheli apo Olta Xhacka. Por menjehere pas shpalljes se rezultatit te votimit nje dite me vone ne seline roze nuk ka pasur asnje fjale rreth ketyre zgjedhjeve. Kjo heshtje nga ana e PS-se dhe kreut te saj Edi Rama ne fakt tregon se rezultati eshte pranuar dhe se cdo gje ne keto zgjedhje te zhvilluara ne Trebinje ka qene transparente dhe nuk ka pasur arsye per te kontestuar por jo per te vleresuar. Ne kete menyre mungesa e reagimit nga ana e PS-se ne fakt duket edhe pak si jokorrekt ndaj elektoratit sepse ne qofte se zgjedhjet jane zhvilluar te lira te ndershme dhe pa asnje shkelje ligjore kjo gje duhet pranuar nga opozita. Keshtu kjo te ben te mendosh se Partia Socialiste del dhe flet vetem kur ka kontestime ne zgjedhje apo kur situata te tilla krijohen nga vete ajo. Gjithashtu kjo te shtyn drejt mungeses se besimit rreth ceshtjes se transparences dhe zgjedhjeve te lira te kerkuara aq me ngulm nga Partia Socialiste dhe kryetari i saj Rama. Nese kauza e partise me te madhe opozitare ne tere kete kohe ka qene transparenca atehere keto zgjedhje te zhvilluara ne menyre transparente meritonin nje vleresim edhe pse pak rendesi ka se kush doli fitues. Kryesocialisti Rama ka kerkuar me ngulm zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe ne rastin kur ato behen realitet megjithese ne nje zone te vogel nuk marrin vleresime apo aq me keq nuk jepet asnje deklarate sikur te mos kishte ndodhur asgje. Ne PS ka pasur konferenca per shtyp edhe per ceshtje shume here me te vogla si kunderakuza apo me sakte batuta ndaj fjaleve te Kryeministrit Berisha apo deputeteve te tjere te mazhorances dhe ne nje rast te tille zgjedhjesh askush nga kampi opozitar nuk del ne nje konference per shtyp. Nese kerkohen standarde evropiane nga opozita per zgjedhjet kjo eshte nje gje shume e mire por kur ne rastin e arritjes se ketyre standardeve nuk jepet asnje vleresim atehere kjo duhet te cilesohet si dicka negative.