E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qumështi mbron nga sëmundjet e zemrës

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 17:41

Një studim i ri ka treguar se qumështi është njëri prej artikujve më të shëndoshë, ndërsa konsumimi i tij, ndërmjet tjerash, rrezikon edhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se personat që pinë tri gota qumësht në ditë rrezikohen më pak nga sëmundjet kardiovaskulare dhe atë për madje 18 për qind.

“Qumështi dhe prodhimet e tij janë ushqimi më i shëndosh me substanca të pasura natyrore, siç janë kalciumi, kaliumi dhe proteinat”, ka shpjeguar shkencëtarja Sindi Shvajcer.

Lajm i mirë është se sasia e shtuar se kalciumit mund të ul rrezikun nga vdekja e shkaktuar nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Qumështi është njëri ndër prodhimet ushqimore shumë të pasura me yndyra, minerale, vitamina dhe zgjedhje e duhur për dendësinë dhe forcimin e eshtrave.

Me konsumimin e përditshëm të qumështit ruajmë dhe dhëmbët, duke pasur parasysh se ai neutralizon thartësirën në zgavrën e gojës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›