Mendes gjen të dashur të ri

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 19:38
Eva Mendes është aktorja e radhës që nuk ka mund t’i rezistojë sharmit të kolegut të saj Ryan Gosling. Ata të dy kanë nisur romancën gjatë xhirimit të filmit, në të cilin luajnë rolin e burrit dhe gruas.
Mendes dhe Gosling janë afruar gjatë xhirimit të filmit “The Place Beyond The Pines”. Sipas medieve, ata të dy janë parë duke u përqafuar dhe puthur gjatë shëtitjes në Diznilend.
Ryan aktualisht konsiderohet aktori më i popullarizuar hollivudian, ndërsa dihet se deri më tash ai me sharmin e tij “ua ka marrë mendtë” pothuajse të gjitha partnereve të tij.