E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy ngjarje të rënda në Tiranë, vritet një i ri, vetëvritet një tjetër

Brenda pak minutash Tirana është tronditur nga dy ngjarje të rënda. Fillimisht ishte një 30 vjeçar, që në kushte depresioni u hodh nga kati i pestë i pallatit të tij. Taip Cico ka gjetur vdekjen menjëherë pas përplasjes me tokën. Ngjarja ndodhi në sheshin Avni Rustemi.

Ndërkohë, pak më vonë një i ri është vrarë në rrugën Pandeli Çale. Viktima është 26 vjeçari Arjan Mejdani. Të plagosur kanë mbetur dy persona, kurse policia thotë se ka shpallur në kërkim tre persona. Ndërkaq, të plagosurit janë Arben Muharremi, 36-vjeç dhe Sajmir Mejdani, 40-vjeç.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›