E Diel, 1 Nëntor 2026

Eddie Murphy do të drejtojë ceremoninë Oscar 2012

Komediani amerikan, Eddie Murphy do të prezantojë ceremoninë e vitit 2012 të  çmimeve OSCAR që do të mbahet më 26 shkurt në teatrin Kodak në Los Angelos.

Lajmi është konfirmuar nga organizatorët e edicionit të 84-t të çmimeve. Murphy, tani 50 vjeç është nominuar vetëm njëherë për një çmim Oscar në kategorinë e aktorit më të mirë, për filmin Dreamgirls

Këtë vit akademia ka vendosur të kthehet në origjinë duke i besuar drejtimin e shfaqjes një komediani.

Kjo formule ka funksionuar më parë me, Steve Martin e Billy Cristal apo Bob Hope e Johnny Carson.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›