Antikorrupsioni, te paret ne Ballkan

TIRANE - Organizata e mirenjohur "Transparency Internacional" vleresoi dje se Shqiperia ka shenuar progres te rendesishem ne luftimin e dukurise se korrupsionit, duke u renditur e 85 nga 180 vende ne te cilat u be kjo matje. Sipas perfaqesuesve te TI-se ne Shqiperi, vendi yne renditet ne vendin e 85 duke shenuar nje rritje me 0.5 pike nga viti i kaluar. Kjo rritje vleresohet e rendesishme dhe sipas perfaqesuesve te TI-se e vendos Shqiperine ne syte e publikut dhe opinionit nderkombetare perballe nje pergjegjesie me te madhe dhe nje pritshmerie qe ky progres te jete i qendrueshem.
"Vendi yne eshte bere per here te pare pjese e ketij indeksi ne vitin 2003 ku eshte vleresuar me 2.5. Vleresimin me te ulet e ka marre ne vitin 2005 me 2.4. Qe prej ketij viti Shqiperia ka njohur nje rritje te pergjithshme me 1 note vleresuese duke u vleresuar ne 2006 me 2.6, ne 2007 me 2.9 dhe se fundmi ne 2008 me 3.4", shpjegoi perfaqesuesja e TI-se ne Tirane, Mariana Papa, ne nje konference per shtyp. Sipas raportit, Shqiperia renditet ne te njejtin nivel me Serbine dhe Malin e Zi, duke lene pas Bosnjen dhe Hercegovinen. Por Shqiperia konsiderohet i pari ne Ballkan persa i perket luftes ndaj dukurise.
"Lufta kunder korrupsionit ka rritur ndjeshem kapjen dhe denimin e zyrtareve", thekson TI duke shtuar se kjo ka krijuar besimin te publiku shqiptar se korrupsioni mund te luftohet dhe ne Shqiperi". TI detajoi se, 224 zyrtare u dyshuan per korrupsion dhe shperdorim detyre, 53 prej tyre u arrestuan dhe po ndiqen penalisht ne gjendje arresti. "Me rezultatet e saj me te mira kete vit ne Ballkan, Shqiperia kaloi dhe 20 vende duke kaluar nga vendi i 105 ne te 85-in, duke lene pas 95 shtete dhe duke u renditur krahas vendeve te njohura te BE-se", evidentohet ne Raport.
Sipas TI, ne rast se Shqiperia do te kishte treguesit 2.9, pra sa vitin e kaluar dhe jo 3.4, ajo do te renditej ne vendin e 138-e.
Ne kete pike, TI vlereson se problemi kryesor mbetet korrupsioni ne sistemin e drejtesise. TI konsideron se nismat e ndermarra ne fushat e edukimit, regjistrimit te biznesit, tatimeve, prokurimeve dhe licencave nuk duhet te mbeten te vecuara. Po keshtu TI kujton se viti i ardhshem eshte edhe nje vit i rendesishem per sa i perket vleresimit te Shqiperise ne kohen kur ne 2009 do te zhvillohen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Keshtu pervec zgjedhjeve te ndershme TI kerkon edhe rregullimin e ligjit per financimin e partive politike pergjate fushatave elektorale. "Rezultati i Shqiperise kete vit eshte inkurajues por viti i ardhshem e vendos Shqiperine perballe nje sfide tjeter ate arritjes se standardeve zgjedhore, realizimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme te cilat mbi te gjitha kerkojne rregullimin nje here e pergjithmone te ceshtjes se financimit te partive politike", u theksua dje nga perfaqesuesit e Transparency Internacional ne Tirane.
"Ende pune per clirimin e drejtesise nga korrupsioni"
Perfaqesuesit e Transparency Internacional theksuan dje se nje drejtesi e pavarur dhe profesionale eshte nje komponent i rendesishem ne betejen anti-korrupsion. Po keshtu ne raport thekson se TI vlereson perpjekjet qe behen brenda sistemit te drejtesise ne drejtim te rritjes se pavaresise, por nenvizon se ka ende shume rruge per te bere per clirimin e vete sistemit te drejtesise nga korrupsioni dhe rritjes se pavaresise se tij nga politika ne respekt te ligjit. Nga ana tjeter nga perfaqesuesit e kesaj organizate te rendesishme u theksua se rezultat kunder fenomenit te korrupsionit do te ishin me te medha ne kushte kur administrata publike te vendosej mbi baza plotesisht profesionale. "Shkeputja e administrates publike nga militimi partiak do ta vendoste kete te fundit perfundimisht ne sherbim te qytetareve", theksuan perfaqesuesit e TI ne Tirane, duke dhene keshtu edhe disa udhezime te nevojshme ne lidhje me nevojen per te reduktuar korrupsionin.