Lohan: Kodi Zgjedhor, urgjent
TIRANE - Nderkombetaret i vene ultimatum partive politike, Kodi Zgjedhor te jete gati brenda muajit nentor. Ne kulmin e heshtjes politike per kete reforme te rendesishme, Ambasadori i Komisionit Evropian ne vendin tone, Helmut Lohan kerkon dje ne menyre urgjente realizimin e reformes zgjedhore dhe ceshtjeve qe lidhen me te. Kete here duke dhene dhe afate konkrete muajin nentor, si mundesia e fundit qe Shqiperia te zhvilloje zgjedhje te lira e te ndershme vitin e ardhshem. "Eshte shume e rendesishme qe pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme, te perfundojne shume me perpara se data e zgjedhjeve", keshilloi Lohan. Ne fakt, ne kodin aktual thuhet se ndryshimet ne ligjin e zgjedhjeve jane te domosdoshme te kryhen 6 muaj para zhvillimit te zgjedhjeve. E nese zgjedhjet parashikohen te zhvillohen ne qershor, kuadri ligjor per to, duhet te jete gati ne nentor te ketij viti. Per ti dhene mundesine administrates zgjedhore dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te njihen me ndryshimet ligjore e ti zbatojne si duhet ato. Kreu i delegacionit te KE, Lohan per kete arsye, kerkoi dje qe te mos humbet me asnje dite ne procesin e hartimit te ligjit te ri zgjedhor. "Procesi i perfundimit te Kodit te ri Zgjedhor, kartave te identetitetit si dhe ceshtja e perberjes se KQZ-s, duhet te jene zgjidhur ne nje te ardhme te afert", theksoi Lohan. Sipas tij, sa me shpejt te arrihet konsensusi mes paleve per kete ceshtje, aq me shume kohe do te fitohet. Reagimi kritik i Lohan, vjen ne nje kohe kur partite politike thuajse e kane harruar reformen zgjedhore. Afati qe Kuvendi u ka dhene per te perfunduar Kodin e ri Zgjedhor perfundon ne 30 shtator dhe palet nuk kane gati asnje projekt, jo me nje ligj te ri. Nderkohe qe premtuan shume, se ligjin do ta kishin gati brenda muajit dhe se gjithcka mes paleve po ecte mire. Gjate gjithe ketij muaji, komisioni i posacem per reformen zgjedhore, eshte mbledhur vetem nje here. Ne kete mbledhje e vetmja gje per te cilen palet arriten te bien dakord, ishte qe ne zgjedhjet Parlamentare 2009, shtetasit te votojne me karta identiteti ose pasaporta. Duke lene jashte keshtu, perdorimin e certifikatave apo mjeteve te tjera te identifikimit si patenta, qe jane vleresuar gjithnje si problematike dhe shkaktare per kundershtimin e rezultatit te zgjedhjeve. Por shume nene te tjera problematike as nuk jane prekur nga anetaret e komisionit. Per mungese konsensusi apo jo, anetaret e komisionit nuk jane marre ende me ceshtjen se si do te jene koalicionet parazgjedhore, si do te behet ndarja e mandateve apo sa do te jete numri i komisionereve zgjedhor. Akoma me keq, nuk eshte prekur aspak ne diskutime se cili do te jete fati i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i cili nuk eshte me nje institucion kushtetues. Do te jete nje institucion qe do te funksionoje pjeserisht vetem kur ka zgjedhje, apo me kohe te plote. Per te gjitha keto ceshtje, duket se nuk eshte gjetur konsensusi politik dhe kjo eshte nje nga arsyet qe komisioni i posacem i reformes jo vetem do te shtyhet por nuk eshte fare pjese e kalendarit te punimeve te Kuvendit per tre javet e ardhshme.