E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN kunder uljes se kontributeve

Nje Projelt i qeverise ende i pashkruar ne leter per uljen e mases se kontributeve te sigurimeve shoqerore ka marre dje kundershtimin e hapur te Fondit Monetar Nderkombetar. Por duket se, qeveria me gjithe kundershtite e institucionit prestigjioz financiar nderkombetar nuk do te heqe dore nga projekti i saj per reformen e fundit fiskale ne masen e kontributeve. FMN e ka cilesuar te rendesishem formalizmin e ekonomise ne Shqiperi, por kjo nuk duhet bere duke u mbeshtetur ne masa administrative qe jane barre dhe shtojne mundesine per abuzivizem dhe korrupsion. "Ne kete kontekst ne keshillojme kunder uljes se normes se kontributit te Sigurimeve Shoqerore" tha dje shefi i Misionit te FMN, Gerwin Bell. Sipas tij, hapesira fiskale duhet te ruhet per te financuar nje reforme pensioni qe do te permiresonte lidhjen midis kontributeve dhe perfitimeve, duke ofruar keshtu nxitjen e nevojshme per vete zbatim. Por pavaresisht nga argumentet e Fondit per te mos ulur masen e kontributeve, Ministri i Financave Bode nuk ka lene asnje dyshim per nje zmbrapsje nga projekti i qeverise. "E verteta eshte qe ulja e taksave dhe administrimi i mire i tyre, zgjerimi i bazes se kontribuuesve perben rrugen me te mire per te rritur te ardhurat e buxhetit dhe perben po ashtu instrumentin me te mire per te nxitur zhvillimin e ekonomise dhe te bizneseve private" tha Ministri i Financave, Ridvan Bode. Sipas tij, ky eshte akti i fundit per uljen e taksave te drejtperdrejta ndaj biznesit. Nese informaliteti eshte dominuar ne sektoret e tjere te qarkullimit te mallrave, tregu i punes vijon te mbetet problematik dhe ne si qeveri mendojme qe kjo problematike lidhet edhe me presionin e madh te taksave mbi kete treg, tha kreu i Financave. Vendet e tjera te rajonit e kane te gjithe nen 20 % kontributin e sigurimeve shoqerore qe paguan punedhenesi. Qeveria ka shprehur vullnetin per te ulur me 5 pike perqindje kontributin e sigurimeve shoqerore ose e thene ndryshe punedhenesit do te paguajne 50 % me pak per punonjesit e tyre ne krahasim me fundin e vitit 2005.

FMN-Qeverise: Ligj per shpenzimet, kur te ikim ne

Fondi Monetar Nderkombetar ne perfundim te misionit me Qeverine Shqiptare kerkon me shume garanci per administrimin e shpenzimeve buxhetore. "Marreveshja jone perfundon ne janar. Por per te ardhmen eshte mjaft e rendesishme qe te kete ndonje rregull fiskal ne menyre te ngjashme me objektivin e inflacionit qe ka Banka e Shqiperise. Ky rregull duhet te miratohet nga qeveria dhe te funksionoje kur misioni i fondit te mos jete me ketu", u shpreh Gerwin Bell, shef i misionit te FMN-se ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›