Berisha: Do votoni te lire
Kryeministri Sali Berisha garantoi dje nga Burreli se shqiptaret vitin e ardhshem do te votojne me dokumente moderne, kartat e identitetit. "Une kam nje qellim madhor, qe ju, te gjithe shqiptaret, te votoni te lire si qytetare evropiane, te votoni me dokumentet me moderne, ashtu sic ju ka hije, te zgjidhni ata qe ju vleresoni me shume", u shpreh kryeministri. Sipas tij kete vit po ecet drejt zgjedhjeve. "Kur vjen puna te besimi njeriu i mencur nuk e con ate kurre dem, nuk e vendos ate aty ku nuk duhet vendosur", tha Berisha. Qeveria ka premtuar vazhdimisht se ne zgjedhjet e ardhshme Parlamentare do te votohet me karta identiteti dhe se ato do te zhvillohen ne qershor te vitit te ardhshem. Procesi i prodhimit te ketyre dokumenteve identifikimi, sipas ekzekutivit po ecen si duhet, pavaresisht rezervave te opozites.