Meta: Iki nese s'marr 35 deputete

TIRANE - Ilir Meta i vendosur te kandidoje ne Tirane. Per here te pare, pas 17 vitesh kreu i LSI do te jete i detyruar te braktise zonen e tij tradicionale te vendlindjes, Skraparin per t'u zhvendosur ne kryeqytet, per te levizin ne permasat e nje lideri. Nje deklarata te tille, Meta e ka dhene ne emisionin "Opinion Plus" ne TV Klan, ne pergjigje te gazetarit Blendi Fevziu. Njeheresh ai ka paralajmeruar dhe faktin se ne rastin e nje rezultati me poshte se 35 deputete ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te vitit te ardhshem, do t'i duhej te rishikonte pozicionin e tij si drejtues i LSI. Cka do te thote se mund dhe te jape doreheqjen nga drejtimi i kesaj partie. "Do te kandidoj ne Tirane. Keto zgjedhje jam shume i bindur qe do t'i fitoj. Nuk mund te them se sa, por mund t'ju them se nese LSI merr me pak se 35 deputete, atehere me duhet te rishikoj pozicionin tim si drejtues i LSI-se", ka qene deklarata e mbremshme e Ilir Metes ne emisionin e drejtuar nga Fevziu. Meta nuk ka munguar te komentoje marredheniet e tij me kreun socialist Edi Rama, prej te cilit ai ndjehet me se i zhgenjyer. Ai ka hedhur poshte faktin se percarja e opozites mund te sjelle humbjen e se majtes. "Nuk eshte ky shqetesim sepse ne thelb sistemi pak a shume eshte proporcional", tha Meta. Nderkohe ai eshte shprehur se do te ishte me e ndershme te ishte i korrektuar ne nivel kombetar, te kishte 7 zona elektorale me nga 20 deputete, ose te vendosej nje proporcional i paster. Duke e akuzuar Ramen per bashkepunim me Berishen, ai nuk ngurron te tregoje dhe elementet qe sollen ndarjen mes tyre. "Ne kemi vetem kete ide dhe kjo na dallon edhe nga kolegu Rama i Partise Socialiste, pasi ne e kemi si prioritet imponimin e largimit te Berishes. Kete gje e shprehem edhe ne takimin ku ai na kishte ftuar me perfaqesues te tjere te partive te opozites, qe opozita te percaktoje nje prioritet te vetem dhe kryesor per te zhbllokuar reformat dhe qe eshte pikerisht imponimi i doreheqjes se zotit Berisha, me te gjitha menyrat dhe format demokratike, brenda dhe jashte Parlamentit. Ndersa, zoti Rama ka dale qartazi e hapur, se ai synon te realizoje me shume drejtesi dhe me shume siguri me Berishen Kryeminister, te pakten dhe keto dhjete muaj", ka qene deklarata e Metes. Ai eshte shprehur i bindur se perderisa ky Kryeminister mban pergjegjesi per tragjedine e Gerdecit; perderisa ky Kryeminister mban pergjegjesi edhe per- ne rastin me te mire-, neglizhencen per te ruajtur apo per te mbrojtur nje deshmitar kyc te nje tragjedie, ku ai vete eshte akuzuar po nga ky deshmitar; perderisa ky Kryeminister ka bere gjithcka per te kontrolluar Presidentin, perderisa ky Kryeminister pa kerkesen e Prokurorise dhe pas kraheve te Prokurorise ka iniciuar nje projektligj per Prokurorine, qe synon te fuqizoje kontrollin e tij dhe te ekzekutivit mbi prokurorine, me kete nuk mundet kurrsesi te besohet apo te punohet per me shume drejtesi dhe per me shume siguri.
"Me Ramen s'me largon as me afron posti i kryeministrit"
Kryetari i LSI, Ilir Meta ka mohuar mundesine e nje koalicioni parazgjedhor me kreun socialist, Edi Rama, edhe ne rast se ky i fundit i premton postin e Kryeministrit. Duke diskutuar pikerisht mbi kete teme teper delikate, mbi te cilin socialistet kane ngritur dhe strategjine e goditjes dhe te acarimit te herepashershem te Metes, lideri i LSI eshte shprehur se koalicionet i mendon dhe i realizon mbi bazen e principeve dhe jo mbi bazen e premtimeve te tilla. Ai mohon te kete pasur marreveshje me Ramen ne vitin 2006 per kete qellim, duke nenvizuar faktin se marreveshja e pese partive opozitare ka qene per realizimin e fitores se zgjedhjeve te 2007, te cilen e arriten. "Absolutisht qe jo. Une mund t'ju them per dy arsye. Nuk eshte ceshtja e kryeministrit ajo qe me bashkon dhe me largon me zotin Rama, kjo eshte nje gje qe nuk e ka ne dore zoti Rama, madje as une. Kete e ka ne dore elektorati shqiptar, i cili vendos me voten e tij", ka reaguar menjehere Meta. Nderkohe ai mohon mundesine qe nje dite para zgjedhjeve te dale e te deklaroje voten per Edi Ramen, ne emer te politikes se re, pasi ndjehej shume i zhgenjyer nga Rama dhe nga shume kolege te tjere te PS-se, qe sipas tij ka menduar se do te kishin nje personalitet tjeter, pasi ata kane pasur kontributin e tyre. Nderkohe mohon mundesine qe Rama te jete nje lider. "Une mendoj se zoti Rama ne fillimet e veta ka pasur nje rol pozitiv. Zoti Rama e ka shume te veshtire te jete nje lider. E ka sepse eshte teper arbitrar, e ka shume te veshtire sepse i mungon vullneti per te debatuar, per te diskutuar gjerat ne grup. Ketu kam parasysh me forcen e tij, me publikun e tij, e ka shume te veshtire te percaktoje prioritetet e tij", ka qene deklarata e Metes.
Marredhenia me Nanon
"Nuk kam marredhenie te vecante me zotin Nano, pervec marredhenieve historike. Une e kam shprehur edhe me perpara qe per ceshtje qe jane te rendesishme jam i hapur, per ceshtje qe kane te bejne me kete sistem, per sa i takon reformes zgjedhore. Nuk mund te bej hipoteza, ai eshte nje deputet i PS, dhe nuk mund te paragjykoj asnje lloj qendrimi te tij", tha Meta.