Antimafia, goditje pasurive të grupeve kriminale
Vendet e Europës Juglindore, diskutuan në Tiranë çështje të sigurisë me qëllim krijimin e një asambleje të përbashkët parlamentare. Kryeministri Sali Berisha tha se siguria është kryeçështje për rajonin që kërkon angazhim të madh si dhe bashkëpunim rajonal e ndërkombëtar. Kryeministri tha se në 2 vitet e fundit treguesit e kriminalitetit në Shqipëri llogariten nën mesataren europiane dhe se qeveria mbetet e vendosur të ruajë kufijtë më të ulët të saj. Kryeministri foli për ligjin antimafia, si një angazhim i qeverisë për goditjen ligjore të pasurisë së vënë në rrugë kriminale. Eduard Kukan, kryetar i delegacionit të PE për marrëdhëniet me Europën Juglindore, e cilësoi 2009 një vit të rëndësishëm për vendet e Europës Juglindore duke u ndalur posaçërisht tek Shqipëria.
“Ky është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila në prill të 2009 sëbashku me Kroacinë u anëtarësua në Nato. Në mesin e muajit nëntor të këtij viti, u shënua një tjetër hap i rëndësishëm siç është shqyrtimi i aplikimit për statusin e vendit kandidat në BE, në 19 dhjetor pritet që Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Unë shpresoj që qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjes t’i bashkohen shpejt një vendimarrje të tillë dhe Kosova të gëzojë mundsëinë që në një të ardhme të përfitojë nga regjimi pa viza në BE. Parlamenti Europian ka qenë gjithnjë nxitës i këtij objektivi, bazuar në përmbushjen e kritereve.”
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, tha se Shqipëria mbetet e angazhuar të thellojë procesin e reformave sikundër bëri gjatë mandatit të parë. Ministri i Brendëshëm Lulzim Basha bëri një panoramë në detaje të angazhimit të qeverisë për të garantuar sigurinë, duke nisur me kufijtë.
Përfaqësuesi i Parlamentit austriak njëkohësisht zv/President i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Volfgang Grosruk tha se anëtarësimi i vendeve të rajonit në BE, mbi të gjitha do të thot ëstabilitet për Europën.
“Ky është fillimi i një diskutimi të rëndësishëm për vendet e Europës Juglindore. Ju e dini që Austria ju mbështet dhe unë personalisht kam mbështetur dhe do të vazhdoj të mbështes Shqipërinë po kështu dhe vendet anëtare, për integrim të shpejtë. Shpresoj që ju të përmbushni angazhimet tuaja”.
Konferenca do të zhvillohet në 2 ditë dhe do të përcaktojë objektiva të qarta mbi çështje të sigurisë për vendet e Europës Juglindore, si garanci për integrim të shpejtë europian.