E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet pallati i kunatit të Dashamir Pezës, depuetit të PS

Ajo që ishte paralajmëruar ndodhi. Pallati 12-katësh, prapa Hotel Internacional, në pronësi të kunatit të deputetit të Partisë Socialiste Dashamir Peza është shembur. Operacioni i Inspektoriatit të Lartë të Ndërtimit nisi sot pasdite, i mbështetur edhe nga forca të shumta të rendit. Fadroma e ndërtimoreve ka prishur duke dëmtuar fasadën e këtij objekti 12-katësh, i cili ndodhet fare ngjitur dy pallateve të tjera.
Ky është vendimi që legjitimon prishjen e objektit të klasifikuar si ndërtim pa leje. Të parët që dhanë alarmin për ndërtimin e një objekti të paligjshëm në zonën ku duhet të kalonte një rrugë, ishin banorët përreth si dhe lëvizja Zgjohu. Në qershor të këtij viti si pallati i Edi Ramës që grabiti rrugën.
Operacioni i ndërtimorëve u ndërpre për arësye sigurie. Pritet që nesër të nisë sërish puna për prishjen e objektit 12-katësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›