Antimafia, sekuestrim pasurive të krimit mbi 20 mijë USD
30/05/2005 Të akuzuarve si pjesë e grupeve të strukturuara, do t’u kërkohet të deklarojnë burimet e të ardhurave
Ligji i ri Antimafia, do të vendosë para përgjegjësisë, të deklarojnë burimet finaciare, të gjithë ata persona nën hetim, të cilët, rezulton të kenë më shumë se 20 mijë dollarë. Qoftë edhe një mijë dollarë më tepër të ekzistojnë në emrin e tyre, do t’u kërkohet prejardhja e kësaj pasurie. Ndërsa, nëse nga verifikimet rezulton se personat nën hetim, si pjesëtarë të grupeve të strukturuara, kanë një pasuri me vlerë më të vogël se 20 mijë dollarë, nuk do t’u kërkohet të deklarojnë bruimet. Ndërkaq, një zyrë e re e prokurorisë, po harton regjitstrin e të gjithë personave të akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo, pasi këta persona akuzohen si anëtarë ose organizatorë të bandave të strukturuara kriminale.
Pasuritë
Për të luftuar dhe shkatërruar krimin e organizuar, në ligjin e ri antimafia, është parashikuar që çdo person nën hetim, si pjesëtar i bandave të strukturuara të deklarojë burimin e financimit të pasurive që e kalojnë vlerën e 20 mijë dollarëve. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol”, nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se kjo shifër është klasifikuar si e arrirë, nëpërmjet punëve të zakonshme. Kjo, edhe për rastet kur personat nën hetim, nuk kanë të zyrtarizuar ndonjë aktivitet privat, ose kur nuk janë në marrëdhënie pune shtetërore. Sipas burimeve të akuzës, të gjithë personave nën hetim, të dyshuar si pjesëtarë të grupeve kriminale të strukturuara, do t’u kërkohet dhe verifikohet e gjithë pasuria materiale dhe monetare. Nëse gjithë kjo pasuri, ku përfshihen që nga autoveturat, aktivitetet dhe deri tek paratë e depozituara në banka apo ato kesh, nuk e arrijnë vlerën e 20 mijë dollarëve, atëherë nuk do të kërkohet burimi i tyre. Ndërsa, nëse vlera e tyre i kalon 20 mijë dollarët, këta persona do të jenë të detyruar të deklarojnë burimin e pasurive, ose në të kundërt, ato do të sekuestrohen paraprakisht, deri në një vendim të formës së prerë së gjykatës.
Sekuestrimet
Disa javë më parë, në Prokurorinë e Përgjithshme, u ngrit një strukturë e re, e cila ka si qëllim verifikimin dhe sekuestrimin e personave të akuzuar, si pjesëtarë apo organizatorë të bandave të strukturuara. Në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së Financave, kjo strukturë e re do të evidentojë të gjitha pasuritë e personave nën hetim, atyre të akuzuar, apo që janë në gjykim nga Krimet e Rënda. Më pas, këto pasuri do të menaxhohen nga kjo strukturë e prokurorisë, ku inspektorë të Ministrisë së Financave, do të jenë administratorët e tyre deri në përfundim të gjykimit ndaj pronarëve të tyre, me një vendim të formës së prerë. Nëse këta të pandehur do të shpallen të pafajshëm, atëherë do t’u rikthehet pasuria e tyre dhe fitimi i gjithë periudhës që është amdinistruar nga Prokuroria dhe Ministria e Financave. Në të kundërt, do të konfiskohen nga shteti, përfundojnë burimet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Do të verifikohen gjithë pasuritë me burim krimin e organizuar
Verifikimit të prokurorisë, do t’i nënshtrohen të gjitha ato pasuri të dyshuara, se e kanë burimin finaciar nga krimi i organizuar dhe terrorizmi. Sipas burimeve të organit qendror të akuzës, të gjithë personave që po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, do t’u verifikohen pasuritë. Gjithçka do të përcaktohet gjatë periudhës, kur ndaj tyre është arritur të provohet se kanë qenë pjesë ose organizatorë të grupeve të strukturuara kriminale, të trafikut të drogës, armëve apo qenieve njerëzore. Që nga periudha që ata rezultojnë se janë të përfshirë në krimin e organizuar, do t’u kërkohet që të deklarojnë burimin e parave me anë të të cilave, kanë financuar aktivitetet që kanë në pronësi. Nëse këto pronësi nuk janë në emër të tyre, por në të familjarëve dhe këta të fundit nuk rezulton të kenë pasur ndonjë të ardhur private apo shtetërore, atëherë edhe këto pasuri do të sekuestrohen paraprakisht, thonë burimet.
Qëllimi i paketës ligjore antimafia,goditja financiare e krimit
Paketa ligjore antimafia, e cila ka filluar të zbatohet në Shqipëri, ka si qëllim kryesor heqjen e kapitaleve financiare nga duart e grupeve kriminale. Paketa ligjore Antimafia, i jep të drejtën e ndërhyrjes, Prokurori i Përgjithshëm, i cili mund të urdhërojë sekuestrime, veçanërisht në rastet kur ka informacione se paratë ose pronat e të dyshuarve, mund të tjetërsohen. Kryeprokurori ose oficerët e autorizuar prej tij, mund të kërkojnë pranë zyrave të administratës shtetërore, informacione për personat e dyshuar si pjesëtarë të organizatave kriminale. Sipas ligjit, për një periudhë 3-vjeçare, shumat e parave të derdhura në Arkën e Shtetit, para këto të grumbulluara nga sekuestrimet, do të përbëjnë një fond të veçantë, që do të përdoret për nevoja shtetërore.
Mandoi: “E miratuam ligjin, kur krimi kishte shumë para e pushtet”
Françesko Mandoi, numri dy i Antimafias italiane, gjatë vizitës së tij në Tiranë, janarin e vitit 2004, tha se Italia e ka miratuar ligjin Antimafia, kur kuptoi se krimi kishte fituar shumë para, e si rrjedhim edhe pushtet. “Vrasja e dy gjyqtarëve, na shërbeu të kuptonim më mirë guximin dhe rrezikshmërinë e krimit”, është shprehur Mandoi, duke vlerësuar si normale, gatishmërinë e drejtësisë shqiptare, për hartimin e paketës ligjore pas një tragjedie kombëtare, si ajo e 9 janarit. Gjatë kësaj vizite, Mandoi i tha Kryeministrit shqiptar, Fatos Nano, në zyrën e tij, se “Shqipëria duhet të miratojë një ligj, që ia merr pronat të pasurve, për t'ua dhënë të varfërve”. Françesko Mandoi nënvizoi më tej, duke thënë se trafikantët dhe grupet kriminale shqiptare, janë pasuruar dhe, kjo do të thotë se paratë e tyre i përdorin për të fituar pushtet. “E vetmja rrugë për ta ndërprerë këtë udhëtim të frikshëm, për Antimafian italiane dhe për Prokurorinë Shqiptare, është ligji Antimafia”, ka theksuar zëvendësprokurori i Antimafias italiane, Françesko Mandoi.