E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kërcënojnë me automatik për borxhin, arrestohen

30/05/2005  FIER - Kanë kërcënuar me vrajse me automatik një shtetas dhe janë arrestuar nga policia fierake. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Xhorxhi Cuca 39-vjeç dhe Alket Hamzai 26-vjeç, të dy banues në fshatin Verbas të Fierit. Arrestimi i tyre, është bërë për arsye se këta shtetas së bashku me shtetasin 17-vjeçar R.K, rreth orës 21 të ditës së djeshme, në fshatin Suk të Fierit, kanë kërcënuar me armë zjarri automatik, që rezulton pa leje, shtetasin Ronald Divjaka, lindur e banues në fshaitn Suk 1. Sipas policisë, kërcënimi me armë ka qënë si shkak i një borxhi prej 2 milion lekësh të vjetra, që i kërcënuari ua kishte atyre në Greqi, para 4 vjetësh, dhe nuk ua jepte. Pas marrjes së informacionit për gjithçka kishte ndodhur, uniformat blu të komisariatit të Fierit, kanë mundur që të vënë prangat në duart e autorëve të ngjarjes. Ndërkohë pas kryerjes së veprimeve proceduriale, materialet iu kaluan prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Irena Mërtiri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›