"Nuk i njoh djemtë që më grabitën"
30/05/2005 Dëshmia e kambistit në polici, me vete kishte rreth 20 mijë euro kur e sulmuan
TIRANË- "Doja të merrja në telefon vëllain në ato momente, por koha ishte tepër e shkurtër. U mundova me të gjitha forcat të mos bija pre e provokimeve të tyre, por gjithësesi, ata mundën të më rrëmbenin disa nga paratë, rreth 4 milionë lekë, që unë kisha me vete". Kjo është një pjesë e dëshmisë së dhënë në polici, nga ana e Muharrem Pilkatit, kambistit 73-vjeçar, të sulmuar dy ditë më parë, teksa ishte duke hyrë në apartamentin e tij. Ai u godit me një plumb në shpatull, te shkallët e pallatit, përballë Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa burimet policore thanë se në atë moment, në vendngjarje ndodhej edhe një tjetër kambist, i cili nuk është lënduar. Madje, policia deklaron se kambisti tjetër, ishte shkaku që dy grabitësit u larguan menjëherë
Dëshmia
I ndodhur në shtretërit e Kirurgjisë së Spitalit Ushtarak, 73-vjeçari Pilkati, u ka deklaruar ekspertëve të kriminalistikës, se hajdutët kanë përfituar nga errësira, për t i zënë pritë në rrugë. "Nuk i njoha dy djemtë që më drejtuan armën. Fillimish më provokuan, dhe më pas, më qëlluan në shpatull. Mendimi i parë që më erdhi ndërmend, ishte të merrja në telefon vëllain tim, por nuk kisha kohë"- ka thënë Pilkati. Ndërkaq, mjekët e Spitalit Ushtarak thanë se, gjendja shëndetësore e të plagosurit është e mirë dhe tashmë ai përfundimisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pistat
Burimet policore thanë se tashmë, ekspertët janë pranë identifikimit të autorëve të kësaj ngjarjeje. Një nga pistat më të besueshme, e cila pritet të vërtetohet vetëm pas rezultatit të verifikimit të gjurmëve të gishtave në Laboratorin Kriminalistik në Ministrinë e Rendit Publik, është ajo se, grabitësit kanë precedentë të tjerë penalë dhe se ata njihen në atë zonë. Ndërsa nga hetimet nuk është përjashtuar fakti ende i pavërtetuar, se grabitësit mund të kenë shërbyer në polici. Nga burimet policore, mësohet se kambisti ka pasur me vete një shumë të madhe eurosh, e cila mendohet se mund të jetë rreth 20 mijë euro.
Ngjarja
Grabitës të armatosur, plagosën një kambist, në bulevardin “Zogu i Parë”, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, kur Muharrem Pilkati, 73-vjeç, ishte duke u kthyer nga vendi i punës për në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të së shtunës, kur sipas burimeve të policisë së komisariatit nr.3, Pilkati po ngjiste shkallët e pallatit në të cilin banonte. Burimet e policisë, pohojnë se në shkallët e pallatit është dëgjuar përplasja mes grabitësve dhe kambistit, gjë që ka alarmuar banorët e pallatit, ndaj edhe personat e armatosur janë larguar, pasi kanë marrë rreth 4 milionë lekë. Autorët janë larguar nëpër rrugicat e pallateve të shumtë, që ndodhen në bulevardin “Zogu i Parë”.