Juve fest gjigande
30/05/2005 Bardhezinjtë kanë festuar në mënyrë madhështore titullin numër 28, ndërkohë që trofeun e ka dorëzuar Adriano Galiani
Ndeshja e fituar 4 : 2 ndaj Kaljarit, ka qenë vetëm korniza e festës së madhe të Juventusit në “Dele Alpi”. Trofeun e titullit kampione e ka dorëzuar pikërisht armiku më i madh, Adriano Galiani, i cili është pritur me fishkëllima dhe më pas ka shpërndarë medaljet për secilin lojtar. Pastaj, skuadra ka kryer xhiron e fushës, duke treguar kupën. Më parë, lojtarët e Kapelos kanë mbyllur shpejt e shpejt llogaritë me Kaljarin, duke fituar 4 : 2 falë golave të Del Pieros, Trezegesë (2) e ganezit Apiah. Në fund, ka pasur hapësirë edhe për rumunin Mutu, i cili ka zbritur për herë të parë në fushë me fanelën bardhezi. Pas fishkëllimës finale, ka shpërthyer festa. Në një krnizë spektakli të tipit amerikan, është konsumuar në pak minuta një ceremoni e paparë ndonjherë në futbollin italian, duke qenë se vetëm nga ky vit është vendosur t’i jepet një kupë edhe skuadrës që ka fituar titullin kombëtar. Ndërkohë që bëhej ndarja e medaljeve, altoparlanti përmendte emrat e lojtarëve që, një nga një, paraqiteshin në podium, mes duartrokitjeve të publikut. Për Del Pieron ka qenë një festë e vërtetë nga gjithë stadiumi, ndërkohë që vetë kapiteni ka festuar si një fëmijë. Galiani ka marrë disa fishkëllima, ndonjë duartrokitje ironike dhe ndonjë banderolë tallëse. Presidenti i Milanit qëndroi vetëm pak minuta, aq sa mjaftonte për të kryer ritualin e medaljeve dhe pastaj është futur në dhomat e zhveshjes. Më pas, e gjithë skuadra bardhezi ka kryer xhiron e fushës, duke mbajtur kupën në duar dhe duke takuar tifozët e tribunave anësore. Festa brenda stadiumit ishte vetëm prologu i asaj që Juventusi do të bënte disa minuta më vonë, duke dalë nëpër qytet hipur në një autobus të zbuluar, duke imituuar një stil që tashmë është përhapur në gjithë Evropën. Gjithsesi, ato të këtij viti kanë qenë festimet më të gjata të historisë bardhezi për fitoren e një titulli, duke parë që gjithçka ka filluar të premten e 20 majit, kur Milani i dorëzonte trofeun rivalit të përjetshëm.