E Diel, 1 Nëntor 2026

Antinarkotikët e Gjirokastrës sekuestrojnë 140 kg marijuanë, në pranga 2 persona

Gjirokastër- Antinarkotikët e Gjirokastrës kanë sekuestruar 140 kg marijuanë , ndërsa kanë arrestuar 2 persona dhe 4 të tjerë janë shpalluar në kërkim. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rreth orës 03.00 të mëngjezit të datës 04.03.2012 kanë marrë një informacion në rrugë operative se mbi fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër tre shtetas po transportonin me mushka, një sasi të konsiderushme lënde narkotike nga fshati Lazarat në drejtim të antenave të malit Sopot, më pas Delvinë -Sarandë dhe me destincion përfundimtar Greqinë.
Agjentët e sektorit Kundër Narkotikëvë u kanë ngritur dy pika grackë trafikantëve pikërisht në vendin ku transportuesit dhe pritësit e lëndës narkotike do të takoheshin. Pasi policia u ka bërë thirrje të dorëzohen trafikantët kanë hapur zjarr me policinë për rreth 20 minuta. Megjithatë policia ka arritur të neutralizoj zjarrin dhe të arrestojë 2 shtetas,47-vjeçarin Arben Ahmeti, i dënuar më parë me 9 vite burg në Greqi për trafikim të lëndëve narkotike si dhe DhimitraqRrapushi 37-vjeç,pjestar I grupit që transportonin drogën me kafshë. 4 shtetasit e tjerë kanë arritur të arratisen dhe janë shpalluar në kërkim nga policia.
Në vendine ngjarjespolicia sekuestroi 4 çanta të mëdha shpine të mbushura me nga 30 pako me marjuanë secla.Në total pesha e marijuanës sëkapur është 140 kilogramë. Në vendngjarje Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve sekuestruan edhe dy armë të tjera zjarri, një Pistoletët TT dhe një Kallashnikov.
Ndërkohë materialet do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastrër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve , kryer në bashkëpunim.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Antidroga, sekuestron 253 kg kanabis, 7 persona në pranga Sarandë: Policia e Sarandës ka vënë në pranga 7 persona...
  2. Porti i Durrësit- Sekuestrohen 227 kg marijuanë, pranga shoferit Durrës- Një 38-vjeçar është arrestuar në orët e para të...
  3. Tiranë- Tentuan të vidhnin një taksi, në pranga 3 persona Tiranë- Tre persona janë arrestuar sot nga policia e kryeqytetit...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›