Antiracizmi, Venizelos e Kuvelis çojnë pr.ligjin në Parlament
Projektligji "Kundër racizmit", thellon krizën në koalicionin qeverisës grek.
Qëndrimi kundërshtues i kryeministrit Antonis Samaras në emër të partisë së tij, ka bërë që liderët e koalicionit, të pësojnë përplasjen e parë të dukshme.
Samaras kundërshton miratimin e një ligji të ri për ndëshkimin e racizimit, pasi sipas tij, në vend ekziston një kuadër i mjaftueshëm ligjor për këtë çështje.
Edhe pse ndërkombëtarët kritikojnë vazhdimisht autoritetet greke për luftë të pamjaftueshme ndaj racizmit gjithnjë në rritje, kjo nuk e ka penguar kryeministrin ta refuzojë projektligjin e ri, dhe të shprehet se “ai i përket tashmë së shkuarës”.
Pas këtij refuzimi, kryetari i PASOK dhe ai DIMAR, Venizelos e Kuvelis bënë hapin tjetër, duke dorëzuar projektligjin në parlament, me shpresën që partia e Samaras nuk do të bashkojë votat me “Agimin e Artë” për ta rrëzuar atë.
Në letrën drejtuar kryetarit të Parlamentit grek ata theksojnë ndër të tjera se “miratimi i këtij projektligji është i rëndësishëm “për të parandaluar dhe ndëshkuar krimin, dhunën raciste dhe ksenofobinë, për sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen efektive të sistemit demokratik". Lidhje te tjera Greqi, Samaras kundër projektligjit të ri "anti-racizimit"