Korçë, Rama: Voto, respekto të shkuarën dhe lufto për të ardhmen si SHBA
KORCË- Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me simpatizantë dhe qytetarë të Korçës, ngriti shqetësimin e trupi diplomatik është mbushur me familjarë të pushtetarëve. Rama tha se me ardhjen në pushtet, socialistët do i japin fund dhe do venë në zbatim sistemin e meritokracisë.
“Trupi diplomatik është mbushur me kalamaj, dhëndurë halla dhe teze të atyre që janë në pushtet është shëmbëlltyra e provës se po nuk pate babain dhe tezen e duhur nuk rron dot të marrësh jo atë që të takon, por as për të prodhuar atë që të takon. Duke krijuar sistem meritokratik dhe duke e bazuar tek konkurrenca, besoj se situata mund të ndryshojë”, u shpreh Rama.
Kryesocialisti Rama, duke iu përgjigjur interesit të një vajze të re, u bëri të rinjve që më 23 qershor të çlirojnë prindërit nga ‘robëria e pushtetit’. Ndërkohë, Rama solli në vëmendje një poster zgjedhor, që i ka ngacmuar vëmendjen sot në ambasadën e SHBA-së në Tiranë ku shkruhej: Voto, respekto të shkuarën dhe lufto për të ardhmen.
“Kjo është fushata kur cdo vajzë apo cdo djalë, duhet të bëjë gjithçka për të cliruar prindërit që janë robër të pushtetit. Cdo vajzë dhe cdo djalë duhet te përfshihet në fushatë. Sot isha në ambasadën amerikane se duhet të marr një vizë dhe pashë një poster për zgjedhjet, voto respektoi te shkuarën dhe lufto për të ardhmen”, u shpreh Rama duke paralajmëruar një vizitë në Amerikë, pas takimit Drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA, z.Jonathan Moore sot në Tiranë.
Rama u ndal dhe tek problemi i punësimit të të rinjve, që ai e cilësoi se plaga e papunësisë duke parashtruar zgjidhjet e Partisë Socialiste.
“Problemi i punësimit e të rinjve, plaga me e madhe dhe kryesore që ka Shqipëria dhe pasoja më dramatike e një zhvillimi që nuk ka qenë model i duhur për Shqipërinë dhe një model arsimor që ka filluar tani të na tregojë se cfarë katastrofe është sistemi. Për të prodhuar diploma që në të shumtën e rasteve janë pa vlerë, që nuk i shërben të rinjve të diplomuar. Ne do hapim rrugën e arsimit profesional që ti japim të rinjve, një arsim të drejtë”, tha Rama.
Kreu i PS-së, parashtroi edhe programin e PS-së, për rekrutimin e mësuesve. “Rekrutimin e mësuesve, me borde të përbashkëta. Nuk do të zgjidhet asnjë mësues që nuk do marrë votën e prindërve, do përfshijmë prindërit në përzgjedhjen e mësuesve. Shkolla do të ketë me detyrim të informojë familjet për ecurinë e nxënësve, ne do kthejmë shkollën në një qendër komunitare nga bashkëpunimi, mësues, prindër dhe qeveri” tha Rama teka propozoi ngritjen e një salle të posaçme ku të mbahen referate të hapura në Universitete.
Lideri i socialistëve, sulmoi edhe kryeministrit Sali Berisha për infrastrukturën rrugore. Rama premtoi se PS me ardhjen në pushtet do të ndërtojë rrugë të standardeve Evropiane.
“Unë nuk jam kundër rrugëve, por problemi është se pse sot nuk kemi asnjë kilometër autostradë sipas standardeve evropiane. Ne nuk kemi 1 km të vetëm. Aksi veri jug nga Shkodra deri poshtë në Kakavijë, ka 22 standarde. Ndërkohë, nga ana tjetër shumica e rrugëve kanë mbetur rrugëve se nuk e mbarojnë dot. Kanë shpenzuar para për 10 mijë km dhe kanë ndërtuar 1 400 km. Ne do bëjmë rrugë të standardeve evropiane”, theksoi Rama.
PREMTIMET E RAMËS:
“Sistemi i shëndetësisë është e drejtë, ndërkohë Saliu thotë është mall dhe blijeni. Për këtë duhet shteti dhe je shoqëri solidare. Atë që s’ka ta marrë përsipër shteti,. Sot më pak se 5 % e shqiptarëve zotërojnë gjysmën e pasurisë që ka ky vend. Ata kanë një sistem taksimi që pasuron të pasurit. Ne do ulim taksat për 95 % të qytetarëve. Për cdo kile miell 20% i merr taksë Saliu, ne do e heqim dhe do e bëjmë 0. Vunë taksën e sëmundjes,. Zero do e bëmë ne. Fatura e energjisë, 20% ka taksë ne do e bëjmë 6 %. Për këtë arsye ajo vota, ajo copa e letrës që ka numrat dhe partitë ka vlerë të jashtëzakonshme me 23 qershor. Më voton e 23 qershor tek numri 29 ka disa gjëra shumë kuptimplota dhe te thjeshta, kush ka një rroge, nen 1.5 mln lekë, me atë votë ul taksat. Fiton mesatarisht 40 mijë lekë në muaj nga ulja e taksa që do bëjmë ne. Ose harroni kurrë atë shprehjen nëse kur e keqja e sundon një vend nuk është faji i të këqijve, por i të mirëve që nuk bën dot asgjë. Kush të do të dëgjojë emisionin e përrallave me një gjysh të votojë Saliun, kush nuk do taksa një kryq në numrin e 29 dhe 4 vjet pa taksën edhe tatimin e përgjysmuar. Këto zgjedhje nuk janë për të nisur nga tesera në xhep, por nga programi. Më 23 qershor mos shkoni vetëm por vënia detyrim të merrni me vete një person që nuk ka votuar ndonjëherë. Pasi kështu realizojmë fitore të thellë që nuk na duhet për 23 qershorin por për 4 vjet me radhë që të bëjmë këto që ju thash”, theksoi Rama.
(e.m/BalkanWeb)