PDIU, Idrizi në Fier: Greqia ka vetëm 2 rrugë për çështjen Çame
FIER-Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi prezantoi sot kandidatët për deputetë për qarkun e Fierit. Në fjalën e tij, Idrizi u fokusua dhe tek çështja çame.
“Greqia ka dy rrugë ose të pranojë të drejtën tonë evropiane ose të na pranojë bashkë me 10 milionë shqiptarë ose shteti grek nuk mund të jetë shtet i diskriminimit, por ne do të ndjekim të drejtën deri në gjykatën ndërkombëtare. Por ne shqiptarët që pranojmë të ndajmë bukën me të gjithë nuk pranojmë kurrë që të shkelen të drejtat tona. Deviza jonë është, ‘Ne duam shqiptarët e bashkuar’.
Idrizi theksoi se PDIU do të fitojë 7 deputetë për në Parlamentin e ri.
“PDIU do çojë në Parlament 7 deputetë, që do punojnë që Parlamenti i Shqipërisë të jetë parlamenti i dinjitetit, i patriotizmit. Ne e dimë se në qarkun e Fierit u vodh vota juaj, mundi juaj, por ne jemi sot dhe dimë t’i dalim zot, ndaj kemi sjellë një ekip të mrekullueshëm kandidatësh që i bëjnë nder Fierit dhe gjithë Shqipërisë”.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: PDIU, Idrizi në Fier: Greqia ka vetëm 2 rrugë për cështjen Çame