Juristi i PBDNJ: Gjeta gjyshin në listën e zgjedhësve, ka 20 vjet që ka vdekur
TIRANE - Rreth 288 persona mbi 100 vjeç janë përfshirë në listat e votuesve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Nga gjetjet në listat zgjedhore, sipas auditëve, rezulton një votues që është 148 vjeç, dhe që ka paraqitur kërkesë për të votuar. Auditi i PS-së, Dashamir Çali, ironizoi dje duke thënë se “Është një person 148 vjeç në listën e votuesve, por unë atë do ta gjurmoj. Do ta gjej, sepse më intereson sot për sot për një rekord në Europë. I takon një çmim shumë i mirë. Unë nuk e gjeta dot. Kërkova në Ministrinë e Brendshme kërkesën që ka bërë për të votuar, por nuk ma dhanë”. Ndërsa auditi i PD-së, Genti Malko, tha dje se personi në fjalë ka aplikuar për kartë identiteti. “E kam gjetur unë atë votues. Po deshët do t’jua sjell unë kërkesën e tij. Ky peron ka aplikuar edhe për kartë identiteti”, tha Malko.
Dy auditët deklaruan dje se nuk ka persona të vdekur që janë përfshirë në listat zgjedhore. Kurse juristi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Theodhor Kamberi, tha dje se ka gjetur gjyshin e tij, që ka vdekur prej 20 vitesh, në listën e 100-vjeçarëve që kanë aplikuar për të votuar. “Unë kam gjetur në listën emrin e një të afërmit tim, që është rifutur në listën e zgjedhësve dhe që ka mbi 20 vjet që ka vdekur. Është i datëlindjes 1912, emri Stavro Kamberi, komuna Pogon, Gjirokastër”, u shpreh dje me habi përfaqësuesi ligjor i PBDNJ-së. Anëtari i KQZ-së, Osman Hysenaj, tha se familjarët duhet të deklaronin vdekjen dhe se kryetari i komunës ka shkelur ligjin.
“Na doli një zotëri këtu dhe tha që unë kam një të afërm që nuk jeton prej 20 vjetësh. Po ky zotëri dhe ata që përkrah, nuk e dinë që ligji për gjendjen civile është i përcaktuar: njerëzit e tij duhet të shkojnë të deklarojnë që ai person ka vdekur. Dhe në qoftë se nuk e deklarojnë, ata shkelin ligjin, sepse abuzojnë për ndihmë ekonomike, për pension”, tha Hysenaj. Ndërsa kryetarja e KQZ-së tha se administrata zgjedhore nuk mund të shkojë të bëjë verifikimet për çdo rast. “Do t’i sjellim të dhënat seancën tjetër. Do t’i hyjmë dhe do ta gjejmë çfarë ka bërë. Nuk ka vdekur me letra. Tani ne nuk do të shkojmë nëpër varreza të shikojmë personin është aty, apo jo”, tha Lleshi.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)