Antiterrori shoqëron pesë imamë
14/06/2005 Firmosën peticionin për përjashtimin e ish-sekretarit Dervishi, nuk ka denoncim nga të kërcënuarit
TIRANË- Verifikohet aktiviteti i dy ditëve të fundit për pesë imamë të Tiranës dhe lidhjet e tyre me një kërcënim në adresë të Ilir Kullës, kreut të Komitetit Shtetwror tw Kulteve dhe Selim Muçës, kryetarit të Komunitetit Mysliman. Paraditen e djeshme, shefi i Antiterrorit ka marrë në pyetje për 3 orë me radhë 5 djem myslimanë, katër prej të cilëve kanë statusin e imamëve dhe tjetri është jurist. Të shoqëruarit kanë parë një fletë-thirrje në tavolinat e tyre të punës, në xhaminë e "Rugës së Kavajës" dhe u paraqitën menjëherë pranë sektorit të Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Burimet policore thanë për gazetën "Metropol", se fillimisht verifikimet kaluan në çështje teknike, ku të rinjtë u pyetën imtësisht rreth lëvizjeve të tyre dhe marrëdhëniet me Kullën e Muçën. Rezultoi se pas kontakteve me Prokurorinë dhe zyrat e kallëzimeve në Tiranë, nuk ishte regjistruar asnjë denoncim. Meqenëse një gjë e tillë përjashton kategorikisht nisjen e hetimeve, duke qenë se nuk ka asnjë numër celulari, nga ku pretendohet se ka ardhur kërcënimi, 5 imamët u lanë të lirë pas sqarimeve që ata dhanë për specialistët.
Konflikti
Burime pranë stafit të xhamisë në "Rrugën e Kavajës" bëjnë të ditur për gazetën "Metropol", se kyçi i gjithë kësaj historie mediatike e policore përmblidhet në një emër, Zylyftar Dervishi. Ky i fundit është kthyer në "mollën e sherrit" mes myftinisë së Tiranës e Komunitetit Mysliman. Sipas burimeve, rreth 5 ditë më parë, disa nga imamët e xhamisë së "Rrugës së Kavajës" kanë firmosur një peticion, qw nuk pwrbwn kurrsesi akt terorist, apo kwrcwnues, të cilin më pas ua dërguan autoriteteve më të larta, pra Bashkësisë Islame. Dhjetë imamë firmosën për pastrimin shpirtëror të myslimanëve, moralin që ata duhet të kenë dhe kwtu kontestimet e tyre kishin si adresw Zylyftar Dervishin. Ky i fundit është përjashtuar më 1 qershor të këtij viti nga posti i sekretarit të përgjithshëm në Komunitetin Mysliman dhe u dërgua në Lushnjë si klerik. "Si mundet që myslimanët lushnjarë e shqiptarë të dëgjojnë fjalët e një njeriu që nuk është i pastër, që i është vërtetuar akuza për falsifikim. Ne kërkojmë përjashtimin e tij të përhershëm nga bota islame, sepse nuk e meriton". Me pak fjalë, ky ishte teksti i peticionit që u ngjit në çdo cep të kësaj xhamie, e më pas u dërgua për shqyrtim te krerët. Këtu, sipas përfaqësuesve të kësaj xhamie, kanë lindur shqyrtimet nga Ilir Kulla dhe Selim Muça. Ky i fundit mësohet të ketë përmendur një autokritikë që do ndërmerrte komuniteti, ndërsa Ilir Kulla, sipas vetë imamëve, është interesuar për ecurinë e shqyrtimit të këtij peticioni.
Ligjëruesi i xhamisë së "Rrugës së Kavajës", Ahmed Kalaja, tregon çastet e shoqërimit në polici
"Po krijohet islamofobia në Shqipëri"
TIRANË- I qetë, pa stres dhe i komunikueshëm. Kështu paraqitet ligjëruesi i xhamisë së "Rrugës së Kavajës", Ahmed Kalaja, një djalë rreth 30 vjeç dhe i shkolluar jashtë. Në momentin e takimit, ai kishte dy orë që kishte dalë nga zyrat e antiterrorit, nga ku ishte marrë në pyetje bashkë me 4 miqtë e tij. Ndihet më tepër i zhgënjyer nga ky realitet mbytës, i krijuar nga mijëra fjalë në adresë të tyre, sesa i stresuar nga një shoqërim në polici. Me pak fjalë, ai rrëfen për gazetën "Metropol" rrjedhën e ngjarjeve...
Në ç’orë iu morën në polici dhe me ç’motiv?
Në fakt, ne ishim në xhami. Na erdhi një fletëthirrje, rreth orës 10.00, ku thuhet se duhet të paraqiteshin në polici për disa verifikime. Të qetë, shkuam të pestë dhe dhamë versionin tonë të plotë, të saktë, juridik e të pakundërshtueshëm. Antiterrori interesohej për një kërcënim që i ishte bërë Selim Muçës, kryetarit të Komunitetit Mysliman dhe Ilir Kullës, kreut të kulteve. Pas verifikimeve, rezultoi se ne ishim jashtë kësaj çështje. Më pas takimi shkoi në frymë më tepër miqësore.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Muçën dhe Kullën?
Myslimanët janë fyer deri në një farë mase dhe ç’është e vërteta atakimi ynë me këta dy figura të nderuara qëndron, por në përmasa minimale në krahasim me ato që thuhen. Them që myslimanët janë fyer, sepse një klerik, Zylyftar Dervishi, të cilin e përjashtuam për një diplomë false, vazhdon të predikojë fenë tonë në Lushnjë. Pra, i kemi bërë një kërkesë Komunitetit të mos e lejojë një gjë të tillë, për hatër të Islamit, që nuk pranon njerëz që ndiqen penalisht. Kjo është e gjitha, ndërsa Kulla dhe Muça e kanë shqyrtuar kërkesën dhe kjo është lidhja me këtë ngjarje. Të dy i respektoj, njërin si përfaqësues të fesë islame dhe tjetrin si funksionar.
Mos kjo zhurmë krijon "islamofobinë" e përhapur ngado nga njerëz të caktuar?
Këtë do ta merrja si pyetje që jo vetëm qëndron, por i duhet shkuar deri në fund. Si ka mundësi që një problem i vogël teknik me komunitetin shndërrohet në kamikazë, gjakpirës dhe epitete të tjera. Dy janë versionet e mia, ose kjo është një lojë e hapur politike që nxitet nga qarqe të caktuara, të cilat duan t’i thonë Botës se ja, ne po e luftojmë terrorizmin islamik në Shqipëri që në fillesat e tij, ose pastaj po krijohet ajo që thoni ju, islamofobia, e cila sigurisht që financohet apo përkrahet nga dikush.
Dervishi u shkarkua se falsifikoi diplomën
TIRANË- Kryesia e Bashkësisë Islame (Komuniteti Mysliman Shqiptar) ka shkarkuar më 1 qershor të këtij viti, gjatë mbledhjes së saj, sekretarin e shumëpërfolur, Zylyftar Dervishin. Ai është akuzuar nga njerëz të Bashkësisë se ka falsifikuar diplomën e tij të shkollës. Ndërkaq, gjatë mbledhjes, kryesia e Bashkësisë Islame ka emëruar si sekretar të përgjithshëm Betim Truçin, i cili do të zëvendësojw tw larguarin. Truçi, deri para marrjes së kësaj detyre ka qëndruar në postin e drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë, në Bashkësinë Islame. Sipas burimeve, Truçi është rreth 35 vjeç dhe ka mbaruar studimet e larta në Turqi. Sipas burimeve nga Bashkësia Islame, ai njihet si një ndër përkrahësit e rrymës moderatore në radhët e kësaj bashkësie. Ish-sekretari i përgjithshëm i komunitetit më të madh fetar në Shqipëri, është caktuar nga kryesia të punojë si klerik në degën e rrethit të Lushnjës. Dervishi është komanduar fillimisht në postin e sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në janar të vitit 2002, pak javë pas vrasjes së mistershme të ish-sekretarit të atëhershëm, Sali Tivari. Disa muaj pas qëndrimit të tij në cilësinë e të komanduarit në këtë post, ai u emërua. Gjatë kohës së qëndrimit të tij si sekretar i përgjithshëm i Komunitetit Mysliman, ai është atakuar shpesh për mënyrën e punës së tij.
Mbledhje urgjente pas publikimit tw lajmit
TIRANË- Pasditen e djeshme është zhvilluar një mbledhje urgjente nga ana e krerëve myslimanë, të cilët kanë vendosur me të gjitha mënyrat të përgënjeshtrojnë lajmin e kërcënimeve në adresë të Ilir Kullës e Selim Muçës. Burimet thanë se, ditën e sotme do të deklarohet publikisht gjatë një konference publike se asnjë mysliman nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë. Mësohet se nuk është trajtuar asnjë çështje teknike e problemit në fjalë, pasi po shihet mundësia që juristët ta konsultojnë atë edhe një herë nga e para. Pra, siç shihet, interesi i këtij komuniteti për të mos lejuar abuzime me autoritetin e tyre, është tepër i madh.
Policia: I shoqëruam për verifikime, s’janë persona të rrezikshëm
TIRANË- Nga përfaqësuesit zyrtarë të Policisë së Tiranës u deklarua se 5 të shoqëruarit janë lënë të lirë, pas shoqërimit në ambientet e brendshme policore. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, tha dje për gazetën se personat u morën në pyetje nga ekspertët e Antiterrorit, të cilët panë të gjitha mundësitë për të zbardhur ngjarjen. Por problemi kyç, sipas burimeve të tjera policore, qëndron në faktin se në Policinë e Tiranës nuk është regjistruar asnjë denoncim nga ndonjë i kërcënuar. Kështu që nuk mund të nisin hetimet pa pasur pista paraprake, emra, apo numra telefonash, nga ku pretendohet se janë kërcënuar kryetari i Kulteve, Ilir Kulla dhe kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça. Ekspertët e policisë e kanë parë të arsyeshme t’i lënë të lirë 5 imamët e xhamisë së "Rrugës së Kavajës", pasi nuk vunë re asnjë shkelje ligjore. Edhe nga të kërcënuarit nuk është paraqitur asnjë numër telefoni, nga ku pretendohet se është bërë kërcënimi, kështu që specialistët nuk kanë si të hetojnë pa asnjë bazë. Pra, burimet zyrtare të Policisë së Tiranës e kanë përjashtuar tërësisht faktin se pesë të shoqëruarit janë persona që kanë vënë në rrezik jetën e krerëve të myslimanëve.
Prokuroria: Nuk ka mbërritur asnjë denoncim nga Muça e Kulla
TIRANË- Prokuroria e Tiranës nuk disponon asnjë kallëzim penal në ngarkim të pesë imamëve që u shoqëruan dje në polici, ashtu sikurse nuk ka të shënuar asnjë denoncim nga ana e personave që pretendojnë se janë kërcënuar nga persona anonimë. Këtë e kanë konfimuar dje për gazetën burime pranë organit të akuzës, të cilat thanë se gjithçka është përfolur, nuk ka baza ligjore. "Mund t’iu konfirmojmë se nuk ka ardhur asnjë person për të dhënë deklarimet e tij, në lidhje me ndonjë kërcënim të mundshëm. Nëse kjo do të kishte ndodhur, prokuroria do të kishte nisur menjëherë veprimet që përcaktohen nga hapësirat ligjore", thanë burime nga Prokuroria. Gjithsesi, këto burime deklarojnë se organi i akuzës do të jetë i vëmendshëm ndaj të gjitha zhvillimeve të mundshme brenda Komunitetit Mysliman.
Muça: Nuk më ka kërcënuar njeri e s’ruhem me oficerë të policisë
TIRANË- Në një deklaratë për shtyp, kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, deklaron se nuk është kërcënuar nga askush. Sipas tij, lajmi i publikuar nga një e përditshme para dy ditësh, në të cilin thuhej se "ekstremistët dënojnë me vdekje kreun e myslimanëve", është i trilluar. "Nuk është aspak e vërtetë se unë kam qenë në shënjestër të kërcënimeve të vazhdueshme apo të jem kërcënuar qoftë drejtpërdrejtë apo në mënyrë indirekte (me anë të telefonatave anonime apo nëpërmjet internetit, siç anonçohet në media). Siç nuk është e vërtetë që unë jam siguruar me oficerë të Policisë së Shtetit. Unë nuk kam kërkuar dhe nuk më është kërkuar diçka e tillë. Kërkoj nga mediat që të jenë shumë të kujdesshme me lajme të tilla që dizinformojnë opinionin publik dhe krijojnë situata të papëlqyeshme si në mjediset e myslimanëve, ashtu edhe në ato institucionale e shtetërore", përmendet në deklaratën e kreut të Komunitetit Mysliman. Në fakt, Selim Muça është detyruar herë pas here të reagojë ndaj publikimeve të lajmeve të pakonfirmuara, ku pretendohet se një rrymë e re ekstremistësh kanë filluar të kërkojnë llogari në komunitet, duke kërkuar ndryshimet e rrjedhës së menaxhimit të këtij institucioni, arsimit, ndarjes së pronave, etj.
Kulla: Më kanë kërcënuar nëse interesohem për Komunitetin
TIRANË- Ilir Kulla, kryetari i Kulteve në Shqipëri, ka deklaruar në media se është kërcënuar nga disa persona të caktuar, të cilët nuk i ka përmendur me emra. Kulla pretendon se ka marrë disa mesazhe kërcënuese, në të cilat thuhet se atij i kanë vënë një lloj kufiri në kompetencat e tij. "Nëse ngatërrohesh më tej në punët e bashkësisë islame, do të jetë më keq për ty". Me pak fjalë, ky pretendohet se ka qenë një pjesë e tekstit që përmendej në kërcënimin e Kullës. Ky i fundit gjatë deklarimit në media, nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, duke e lënë kështu ende të pazbardhur autorësinë e këtij mesazhi. Organet kompetente si policia e prokuroria janë vënë në lëvizje për të bërë të pamundurën për të zbardhur emrat e kërcënuesve, por gjithçka ka rezultuar e kotë. Në polici e prokurori nuk ekziston asnjë denoncim nga ana e tij dhe e Muçës, ç’ka e bën më të vështirë punën e hetuesve dhe të uniformave blu. Muajt e fundit janë vënë re disa mosmarrëveshje brenda këtij komuniteti, të cilat më tepër kanë qenë të tipit teknik, kryesisht për menaxhimin e pronave të myslimanëve.
Myftiu i Tiranës: Policia bashkëbisedoi me pesë imamët
TIRANË- Bledar Myftari, myftiu i Tiranës, deklaron për gazetën "Metropol", se pesë imamët janë thirrur në xhami e më pas kanë zhvilluar një bashkëbisedim me krerët e Antiterrorit. "Mund të them se ne kemi zhvilluar një mbledhje, ku janë sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje, ku në fund ka rezultuar se autoritetet policore kanë treguar korrektësinë e tyre. Është bërë një sqarim nga ana e policisë, ku kjo e fundit kishte informacione, të cilat kishin mbërritur atje rreth një kërcënimi që i ishte bërë kryetarit të Komunitetit Mysliman, Selim Muça dhe kreut të Kulteve, Ilir Kulla. Pas sqarimeve, autoritetet policore, janë njohur me disa probleme, të cilët janë teknike dhe i përkasin këtij komuniteti dhe i kanë lënë në lirë pesë djemtë", tha myftiu i Tiranës, duke deklaruar se sqarimet e këtij lloji zhvillohen brenda komunitetit.
Vrasja e Salih Tivarit, ende e pazbardhur nga policia
TIRANË- Më 13 janar të vitit 2003, ora 08.30, vritet në zyrën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman, Salih Tivari. Vrasja është kryer me pistoletë në distancë të afërt. Ndërsa më 13 janar shoqërohet në polici nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ermir Gjinishti dhe bashkëshortja e tij si të dyshuar për vrasje, të cilët më 14 janar lirohen për mungesë provash. Më 15 janar mbërrin dosja “Tivari” në Prokurorinë e rrethit Tiranë, ndërsa më 15 janar policia shoqëron rreth 50 persona për të dëshmuar rreth vrasjes. Më 16 janar, Kryeprokurori Sollaku deklaron pistat e hetimit rreth vrasjes: konflikte personale, pronat, posti i kreut të komunitetit. Deri më sot, akoma nuk është arrestuar apo ndaluar ndonjë i dyshuar si autor i vrasjes.
Ibraj takon zëvendësdrejtorin e policisë italiane
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Italisë, Prefekti Luigi de Sena, u takuan dje në kuadër të marrëdhënieve institucionale dhe bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë, me synim forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Edlira Teferiçi, tha se në fjalën e tij, drejtori i Përgjithshëm ka deklaruar se, "në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh, vërej me kënaqësi se ka rritje të ndjeshme në shkëmbimin e informacionit të ndërsjellë, në fushën e luftës kundër gjithë tipologjisë së krimit me impakt dypalësh dhe rajonal, në mënyrë të veçantë në luftën kundër drogës dhe trafikut të qenieve njerëzore. Mendoj se një pikë e rëndësishme për t’u përmendur dhe për t’u vlerësuar është fakti i kryerjes së një sërë ekstradimesh të autorëve të veprave penale.
Dy në pranga, akuzohen për plagosje
TIRANË- Policia e Tiranës arreston dy persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur një shtetas. Në një njoftim zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, thuhet se "Në vijim të informacioneve që bëjnë fjalë për plagosjen e shtetasit Artur Ohri, më datë 12.06.2005, ora 24.00, u arrestuan shtetasit Elvi Astrit Kryekurti, 20 vjeç, me arsim të mesëm dhe Gëzim Tufa, 24 vjeç, me arsim të lartë, të dy banues në Tiranë, vepër penale e parashikuar nga nenet 89, 150 e 25 të Kodit Penal". Ohri u plagos në lagjen e "21 Dhjetorit" nga dy të arrestuarit dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Më pas, policia mundi të prangosë dy të dyshuarit, të cilët, pasi u morën në pyetje pranuan krimin, duke thënë se ngjarja kishte ndodhur për motive të dobëta.