“A do të vish sivjet në plazh?”
14/06/2005 Ka patur dikur një prirje të mediave për të rrëfyer se ku do t’i kalojnë pushimet verore politikanët. Me sa duket, fushata zgjedhore e ka spostuar këtë temë për njëherë tjetër, ose për më vonë. Problemi, në fakt, nuk ka të bëjë me atë se ku do të pushojnë politikanët ose vip-at, ndoshta edhe pjesa tjetër më pak e njohur e njerëzve. “A do të vish sivjet në plazh?”, titulli i një kënge të njohur të viteve ’70, na sjell në një tematikë më të gjerë. Është fjala për peshën që mund të zërë në të ardhurat e ekonomisë shqiptare ky sezon turistik në tërësi. Deti është aty, rëra dhe pishat gjithashtu. Sa para do të fitojë Shqipëria këtë verë nga plazhet?
Gjatë sezonit turistik të vitit të kaluar, janë regjistruar të ardhura të konsiderueshme, rreth 670 milionë dollarë (gjithsesi shumë pak, krahasuar me mundësitë që ofron ky biznes). Nuk mund të thuash se disa emisione radhazi të Top Chanel - sa publicitare aq edhe problematike - nuk ndikuan në vjeljen e këtyre të ardhurave. Përgatitjet për këtë vit, nuk kanë munguar assesi, por kanë qenë larg përpjekjeve të vitit të kaluar; për pasojë, panorama është ajo që është. Në fakt, në Durrës, shtrirja e linjës 20 kV po përmirëson disi furnizmin me energji elektrike (dy vitet e fundit, në Durrës, për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike, janë investuar 20 milionë euro.) Problem mbetet furnizimi me hope me ujë; gjithsesi, hotelet private dhe bizneset familjare e kanë zgjidhur këtë pjesërisht, duke vënë në përdorim çisterna dhe puse. Situata paraqitet më e konsoliduar dhe në përmirësim për sa i takon Vlorës, ku gjithashtu ka një “mbipopullim” në sezonin e verës. Rreth 50 hotele dhe 29 shtëpi pritjeje, që shtrihen nga Vlora në Himarë, janë duke mirëseardhur mijëra pushues. Ndërkaq, ka mbetur pezull diskutimi në lidhje me ndërtimin e TEC-it në Pyllin e Sodës. Siç dihet, ky investim luhatet midis vendosmërisë së qeverisë për ta realizuar - dhe kundërshtimit të organizatave ambientaliste që bëjnë apel për një Vlorë turistike dhe pa industri. Saranda, një tjetër qendër e njohur turistike, vuan ndërtimet pa lejë. Qyteti ka kohë që rrezikon betonizimin, dhe kjo dëmton imazhin e kësaj perle turistike. Disi më të qetë dhe të gatshëm për pushuesit duken Divjaka, si dhe plazhet e veriperëndimit, Shëngjini dhe Velipoja. Në këto qendra pushimi, infrastruktura ka njëlloj përmirësimi. E njëjta situatë ofrohet edhe në qytetin e Pogradecit, ku në fakt uji dhe dritat nuk kanë munguar, por e “prishin pazarin” problemet e mjedisit. Në se ka një fushë ku ende nuk po investohet, është garancia e mjedisit. Nga viti në vit, gjendja e plazheve tona ka ardhur duke u rënduar. Së fundi, drejtues të lartë të Ministrisë së Mjedisit pohuan se situata e ujërave dhe e bregdetit tonë në tërësi, paraqet probleme serioze, kurse Ministria e Turizmit dhe Rregullimit të Teritorit, tamam në të filluar të sezonit, nëmi ndërtimet pa lejë. Është fakt që në shumë segmente të bregdetit tonë, rrëmuja e ndërtimeve e prishjeve dhe papastërtia, por edhe mungesa e dritave dhe e ujit, përbëjnë një realitet trishtues. Gjithsesi, administrata nuk duhet të qahet por të veprojë (më sakt të kishte vepruar). Në këtë rast, shprehja “si kofini pas të vjelit” konvertohet në humbjen e milionave.
Për fat të keq, edhe panorama e transportit të udhëtarëve paraqitet problematike në Shqipëri. Herë pas here, hidhen në grevë shoferët e furgonave (automjete 9 vendëshe). Po ashtu bëjnë edhe shoferët e autobusëve. Kompanitë e këtyre të fundit, kanë kërkuar të mos punojnë automjetet e palicensuar. Konfliktet midis shoqërive të udhëtimit, vënë hera-herës në dilemë edhe qeverinë, por më së pari e pësojnë qytetarët, në sezonin e verës - pushuesit. Transporti i udhëtarëve me tren paraqet gjithashtu shumë probleme. Prej disa kohësh, janë vërejtur rrëshqitje toke dhe prishje të trasesë në disa zona. Në fillim në Maminas, (përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, segment që është riparuar më së fundi) dhe më pas në hekurudhën Vorë-Shkodër dhe në Mamurras. Për këto dhe për shumë arsye të tjera, treni është bërë lugat për udhëtarët shqiptarë. Çmimet janë më të ulëta, por kushtet aspak komode; shpejtësi e lëvizjes - e vogël, deri në 35 km/orë. Për ata që nuk kanë një automjet privat, edhe hallet e transportit ndihmojnë për të formuluar pyetjen “A do të vish sivjet në plazh”. Thellë- thellë të duket sikur ende nuk është kuptuar se një nga mundësitë tona më të mëdha për t’u mëkëmbur e jetuar disi më mirë, është turizmi. Së bashku me kaosin e ndërtimeve pa lejë, zhurmën e betoniereve, pluhurin dhe plehrat, trishtimi ynë i përbashkët për gjithë këtë resurs të madh, ende jo efiçent, gjithsesi duket naiv përpara garës së shfrenuar për pushtet, garë gjatë së cilës sërish kjo temë është thjesht një grep për të kapur sa më shumë vota dhe votues.