E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e italianit, Lega Nord kërkon largimin e të huajve

14/06/2005  Pas vrasjes në Vareze të Italisë të një baristi 23-vjeçar, me thikë në lokalin ku punonte, nga një shqiptar me dokumente te parregullta, grupi i keshilltareve te Lega Nord ne Rajonin e Lombardise kerkon ti jepet fund kesaj situate qe krijohet nga emigrantet ilegale dhe se shteti te bëhet i gjallë dhe të vihet në zbatim pa hezitim forca e ligjeve. Kreu i grupit të Legës në Rajonin e Lombardisë ka pohuar se "jemi gati t'i dërgojmë një kërkesë ministrit të brendshëm që t'a ftojmë të parashikojë sa mëe shpejt të jetë e mundur largimi i të gjithë imigranteve ekstrakomunitare pa banesë fikse dhe pa punë, megjithëse zotërojne një dokument qëndrimi, për t'i dhënë fund kësaj situate bashkëjetese të sforcuar me frikën në të cilën janë të detyruar të jetojnë bashkëqytetarët tane". Këshilltarët e majtë në këshillin provincial kanë kërkuar të veprohet me urgjence si ne planin policor ashtu dhe në atë të solidaritetit social, për t'iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë imigracionit klandestin, skllavërisë së re te vajzave që janë të detyruara të prostituohen, narkotrafikut, lojës së bixhozit, trafikut të armëve, mafieve të reja, dhe lufta kundër tyre duhet të jetë objektivi kryesor i të gjitha forcave politike dhe sociale. Për këtë arsye i kanë kërkuar Prefektit të thërrasë me urgjencë Komitetin e Rendit dhe të Sigurisë që përbëhet nga forcat politike prezente në keshillin provincial dhe nga forcat sociale. Ndërkaq e ema 17-vjeçarit shqiptar të arrestuar për vrasjen e baristit Klaudio Meggiorin, ka pohuar mes emocioneve se: "Dua të kërkojë falje, si nënë familjes së Klaudios, nëse djemt kanë bërë atë që thuhet duhet t'a paguajnë". Nëna e të arrestuarit ka kujtuar më pas se djali ndalonte shpesh për të folur me viktimën, pikërisht në barin në qendër të Besanos. "Si ka shkuar atë natë-shton Tea - vetëm ata e dine".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›