Diplomatët gjobëvënës, viktimat dëshmojnë në gjykatë
14/06/2005 Shoferët Ismailiati tw Ministrisë së Financave e të Jashtme, përballë të dëmtuarve
TIRANË – Sigurohet para Gjykatës së Krimeve të Rënda prova për tre të dëmtuarit nga gjobëvënia në emër të vëllezërve Ismailati. Dëshmia e tre të dëmtuarve u mor para trupit gjykues të drejtuar nga gjyqtari Xhelal Elezi. Andi dhe Altin Ismailati, Jani Tafa dhe Doris Hoxha ishin ulur pranë njëri-tjetrit në bankën e të akuzuarve. Ndërsa seanca e sigurimit të provës u bë me dyer të hapura në prani të familjarëve dhe shtypit. I pari që nuk u tërhoq nga kallëzimi i bërë në datën 25 maj 2005, ishte shtetasi i dëmtuar Armando Xhemali, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë. Është pronar i një dyqani për tregtimin e parketeve përballë hotel "Diplomat".
Dëshmia
"Nuk tërhiqem nga kallëzimi. I përmbahem gjithçkaje që kam thënë në polici. Vëllezërit Ismailati nuk i kam njohur. Takimi im i parë ka qenë në shtator 2004, kur unë kam dhënë edhe këstin e fundit të parave. Në emër të vëllezërve, që nga muaji qershor i vitit 2004 më erdhi një faturë, nëpërmjet një shtetasi me emrin Naim. Më tha se duhej të paguaja paratë për ruajtjen e dyqanit. Në rast se nuk do të paguaja, do të kisha probleme. Pagesa e kësaj shume ishte e tepërt. Unë nuk i kisha kërkuar njeriut të më ruante dyqanin. I thashë Naimit se kush ishin pronarët e tij dhe ai më tha më mirë të mos i njihja, pasi ata ishin persona me pushtet dhe do të kishte probleme. Më tha se do të bëja mirë të shikoja punën time. Kam paguar katër muaj deri në shtator 2004, nga 30 deri në 50 mijë lekë të vjetra në muaj. Më pas kundërshtova.
Ismailiati
Më erdhi në dyqan Altin Ismailati dhe më kërkoi të paguaja. Kundërshtova. Që nga ajo ditë deri në maj nuk më kishte ardhur, por më dërgonte persona të tjerë. Kështu që unë nuk pranova. Në datën 22 maj 2005, rreth orës 18.30–190.00 të mbrëmjes, para qyqanit tim dëgjova zhurmë. Pash se jashtë po rriheshin, por nuk u afrova. Pas dhjetë minutash në dyqan futet Altin Ismailati, duke më këcënuar e fyer rëndë. Isha bashkë me gruan. Ai më goditi dhe vetëm ulërimat e gruas e bënë të largohet nga dyqani. Erdhi përsëri pas disa çastesh. U ngrita nga vendi, por ndërhyrja e një pronari dyqanesh bëri që ai të largohet. Unë nuk i kam kërkuar të më ruajnë dyqanin dhe në këto kushte nuk kam pse të paguaj gjobën çdo muaj. Edhe në parkingun që kanë vëllezërit prapa dyqanit tim, nuk kam makinë".
Akuzat
Ahmet Hysa dhe Oltion Maliqi ishin dëshmitarët e tjerë, të cilët akuzuan katër të pandehurit, se në datën 22 maj, pasi kishin refuzuar të paguanin gjobën që nga muaji shkurt i këtij viti, i kanë rrahur. Janë bashkëpronar të një farmacie. Aktivitetin e kanë hapur në shkurt dhe për çdo muaj i njëjti person me emrin Naim i ka kërkuar të derdhin paratë, fillimisht nga 5 mijë lekë të reja dhe më pas nga 10 mijë lekë të reja. Bashkëpronarët nuk kanë pranuar. Ata thanë dje se ditën kur janë qëlluar bashkë me vëllezërit, kanë qenë edhe dy të pandehurit e tjerë, Jani Tafa dhe Doris Hoxha. Edhe dëshmitarët e dytë thanë se nuk kishin pse të paguanin gjobë, kur dyqanet i ruanin vetë.
Të arrestuarit: “Paratë na takonin, se rojet e parkingut tonë u ruanin lokalet”
Katër të ndaluarit, qw akuzohen pwr gjobëvënies në bashkëpunim në mënyrë të përsëritur, nuk e kanë mohuar atë që kanë kryer. Madje, ata kanë pretenduar para hetuesve se ato para u takonin dhe se pronarët, të cilëve ua kishin marrë nën kërcënime, duhet t’i jepnin vetë. Burimet e Prokurorisë pohojnë se, dy vëllezërit Ismailati kanë pretenduar që ato para u takonin. Kjo për shkak se dy rojet e parkingut, njëkohësisht ruanin edhe dy farmacitë dhe dyqanin e parketeve që ishin mjaft afër. Ata u kanë argumentuar hetuesve se për shkak të rojeve që ata paguanin për parkingun, nuk kishin pasur probleme edhe dyqanet në fjalë. Kjo, pasi hajdutët u druheshin rojeve të parkingut dhe për këtë gjë, pronarët e këtyre dyqaneve u detyroheshin. Por denoncuesit nga ana e tyre kanë shpjeguar se nuk u kishin kërkuar asnjëherë dy vëllezërve Ismailati që të ruanin dyqanet e tyre.