Banda e drogës e makinave nga Zvicra
14/06/2005 Nis procesi në Gjykatën e Tiranës për shtatë të pandehur
TIRANË – Për të bërë trafikun e heroinës dhe kokainës në Zvicër, kanë patur bashkëpunimin e disa përdoruesve të drogës në këtë vend. Kanë qenë po të njëjtët persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin makinat nga Zvicra në Shqipëri, e më pas deklaroheshin të vjedhura. Aktiviteti kriminal i shtatë personave nga Shqipëria dhe disa zviceranëve, midis tyre dhe femra, u zbulua nga policia në vitin 2003. Të pandehurit janë Besnik Balla, Ardian Marku, Mikel Beqiri, Elidon Bojko, Aleksandër Bojko, Dritan Limani dhe Lulzim Demaj. Fillimisht çështja në vitin 2003 filloi të hetohej në Lezhë, pas materialeve të ardhura nga drejtësia zvicerane, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë. Veprime hetimore për këta shtetas janë kryer dhe në Vlorë e Lushnjë, vendlindjet e të pandehurve Lulzim Demaj, Dritan Limani, Aleksandër Bojko, Elidon Bojko, Besnik Balla dhe Mirel Beqiri. Nga Lezha është vetëm i pandehuri Ardian Marku. Ndërkohë mësohet se dy kryesorët e trafikut të drogës dhe të mjeteve motorike janë Ardian Marku dhe Besnik Balla. Këta dy të pandehur kanë qenë me dokumente në Zvicër dhe kanë mundur t'i strehojnë, duke i afruar punë si shpërndarës droge të tjerët. Prokuroria ka arritur të marrë informacione për veprimtarinë e të pandehurve nga deklarimet e disa prej tyre. Prokuroria shqiptare dyshonte për veprimtarinë e të pandehurve dhe për këtë arsye i kërkoi autoriteteve zvicerane materiale origjinale. Në gusht të vitit 2004, vijnë materialet.
Veprimtaria
Besnik Balla njihet si një ndër organizatorët e trafikut. Është nga Vlora. Në vitin 1995 dënohet nga autoritetet zvicerane me katër vite burg, me akuzën e trafikut të heroinës. E rinis këtë veprimtari në vitin 2001, këtë radhë duke bashkëpunuar me Ardian Markun, që i shërbente si shofer. Besnik Alla futi në rrjet persona të tjerë, duke përfituar nga ndihma që iu dha për të hyrë në Zvicër. I përdori të gjithë si shpërndarës. Kështu, në Zvicër futet Elidon Bojko, që strehohet në shtëpinë e një përdoruese droge, Graciela Lecit. Kjo e fundit i gjente klientë. Aktiviteti kriminal ka vazhduar deri më 13 janar 2002. Droga merrej në Holandë, ku në shumicën e rasteve e sillte i pandehuri Besnik Balla. Personat e futur në Zvicër, në mënyrë të paligjshme, i dërgonin paratë në familjet e tyre nëpërmjet Besnik Ballës dhe Graciela Lecit. Vëllezërit Bojko kanë dërguar shuma të mëdha parash. Edhe për to Besnik Balla merrte përqindje. Besnik Balla e priste mallin në Dijon. Ndërkohë që, Ardian Markut si shpërblim për shoqërimin i premtoi t'i jepte 10.000 DM. Balla kishte porositur në Holandë të kuqe (pra heroinë), ndërsa Mikel Beqiri i kishte sjellë të bardhë (kokainë). Kanë bërë debat, por në fund e ka marrë mallin. Besnik Balla ka qenë i martuar me shtetasen zvicerane, Sandrinë Hofer. Mikel Beqiri arrestohet në datën 23 janar 2002, në stacionin e trenit në Dijon, por arrin të arratiset nga burgu në mars të vitit 2002, ku largohet në drejtim të Greqisë. Kthehet në Shqipëri duke ndërruar emrin nga Mikel në Mirel Beqiri. Të pandehurit Besnik Balla dhe Ardian Marku, në bashkëpunim dhe me disa shtetas zviceranë, kanë shitur në Shqipëri makina, e më pas ato janë kallëzuar si të vjedhura. Në shkurt 2002, Domenique Chuard ka vjedhur një makinë "Ford Mondeo" bashkë me Ardian Markun. Kjo makinë është vjedhur në ndërmarrjen e shtetasit zviceran, Gerhard Margueron. Më pas është shitur një makinë, bashkë me Rafael Sasin "Jeep Grand" me ngjyrë blu. Makina ka qenë e këtij personi, por e ka deklaruar të vjedhur. E njëjta gjë është përsëritur në disa raste. Pra, përdoruesit dhe shpërndarësit e drogës shisnin makinat e tyre në vendin tonë e më pas i deklaronin të vjedhura.
Procesi
Për të gjithë të pandehurit ende nuk është hapur shqyrtimi gjyqësor. Në bankën e të akuzuarve janë ulur vetëm dy prej tyre, ndërkohë që pesë të tjerët janë në mungesë. Mirel Beqiri dhe Lulzim Demaj janë në sallën e gjyqit. Besnik Balla, sipas avokates Klojda Dashi, ka vuajtur masën e dënimit në Zvicër dhe tashmë ndodhet në shtëpi. Prokuroria kërkoi veçimin e çështjes për të pandehurit Besnik Balla dhe Ardian Marku. Por për këtë kërkesë nuk qenë dakord avokatët. Prokuroria ka arritur të sekuestrojë një hotel në Vlorë, në emër të babait të vëllezërve Bojko. Po kështu një hotel është sekuestruar edhe në Lezhë. Kjo gjë është bërë për faktin se dyshohet që këto para kanë ardhur nga veprimtaria e paligjshme e trafikut të drogës dhe mjeteve motorike.