E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antoineta Nikprelaj, protagoniste në filmin “Scar 23”

21/07/2011  Antoineta Nikprelaj është një tjetër shqiptare që po ndërton karrierën e saj në Hollivud. Bukuroshja 24 vjeçare me origjinë shqiptare nga Mali i Zi do të jetë protagoniste e një filmi të ri hollivudian.

Bëhet fjalë për Antoineta Nikprelajn, aktoren emri i së cilës pak kohë më parë u lakua në shtyp për interpretimin e saj përkrah Johny Deep në “Pirates of the Caribbean” (Piratët e Karaibeve).

Zeshkania e bukur që fillimisht u angazhuar në botën e modës, vetëm pak kohë më parë ka realizuar reklamën “M&M’s” për t’u angazhuar menjëherë më pas në filmin e ri që pritet të shfaqet premierë në kinematë amerikane gjatë vitit 2012.

Filmi me protagoniste shqiptaren Nikprelaj, është një thriller fantastiko-shkencor, ku aktorja interpreton rolin e shkencëtares Dr. Scar, e cila ka aftësinë të udhëtojë në kohë dhe përpiqet për të shpëtuar botën. I titulluar “Scar 23” me regji të Philippe Martinez, filmi do të realizohet me një buxhet prej 16.5 milionë dollarësh.

Antoineta Nikprelaj është lindur më 20 shtator 1986. Me origjinë nga Tuzi i Malit të Zi, ajo është vlerësuar së shumti për bukurinë e saj të veçantë të cilësuar si ekzotike. Në pjesën e katërt të filmit “Pirates of the Caribbean, On Stranger Tides”, ajo shfaqet në rolin e sirenës së detit e cila sfidon karakterin kryesor të këtij filmi, kapitenin Jack Sparrou, të interpretuar nga Johnny Depp.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›