“Engjëlli” i Mentorit në MTV
21/07/2011 Vokalisti i grupit të rock-ut “Kthjellu” lançon këngën e tij më të re, e cila do të transmetohet në MTV në gjuhën shqipe
Vokalisti i grupit të rock-ut “Kthjellu”, Mentor Haziri, ka lançuar këngën e tij solo me titullin “Engjëll”. Adresa ku ajo do të transmetohet është kanali i njohur muzikor MTV. Kënga që do të nisë të transmetohet këtë muaj në rrjetin e këtij kanali, sipas Hazirit ka qenë propozim i vetë kanalit.
“Drejtori i MTV-së ka dashur që në kanalet e këtij televizioni të lëshohet diçka në gjuhën shqipe”, është shprehur Haziri.
Edhe pse gjuha shqipe nuk është gjuhë e shikuesve me shumicë e MTV-së, për Hazirin e rëndësishme është që lanccimi i këngës do të bëhet në këto kanale.
“Fillimisht do të lëshohet në kanalet rajonale të MTV-së dhe më pas edhe në ato qendrore. Jam i kënaqur që do të shpalosen fjalë shqipe gjatë transmetimit”, ka thënë Haziri.
Vjet “Kthjellu” kishte transmetuar edhe një këngë në MTV, por në gjuhën angleze, e cila ishte pëlqyer nga publiku që e kishte futur atë në listën e ngushtë të nominimeve për “MTV EMA”. Gjithashtu, vjet bendi kishte prezantuar fushatën “MTV Exit”.
Kënga “Engjëll” e këtij viti e punuar nga Flori Mumajesi, sipas Hazirit, është e stilit pop-rock me muzikë elektro-rock.
Arsyeja e Hazirit që të realizojë këngë si solo këngëtar, është se ka dashur të bëjë diçka ndryshe këtë verë.
“Shpresoj që të lëshohet edhe gjatë verës nëpër klube të ndryshme”, ka thënë Haziri. Ai ka thënë se ky nuk është ndonjë paralajmërim se grupi muzikor në të cilin ai është zë kryesor do të ndahet.
“Në krejt botën secili artist ka qejf të ketë edhe projekte solo. Ky i imi nuk ka kurrfarë ndarjesh. ‘Kthjellu’ ekziston, mirëpo thjesht kam bërë diçka timen”, ka thënë Haziri.
E projektet e tilla, sipas tij, do të vazhdojnë të dalin nga ai dhe adresa e lancimit të tyre do të jetë MTV-ja. “Kam edhe shumë projekte të tjera që po vijnë për mua nga MTV-ja”, ka vijuar artisti.