Bileta për mjetet në plazhine Velipojës e paligjshme
21/07/2011 Antikrimi financiar hetime prej 1 muaji, taksa e pambështetur në ligj, bileta e pamiratuar
SHKODER- Vjelja e taksës prej 100 lekësh për çdo automjet që hyn në zonën e plazhit të Velipojës nga komuna e Velipojës, aspak e mirëpritur nga pushuesit e shumtë, ka vënë në lëvizje sektorin kundër krimit financiar pranë Drejtorisë së Policisë së qarkut Shkodër.
Sipas burimeve zyrtare të kësaj drejtorie, që me vendosjen e kësaj takse antikrimi financiar ka mbledhur informacione, ka kryer hetime prej rreth një muaji në pikat e grumbullimit të taksave të parkimit komunal të komunës së Velipojës.
Bileta
Të njëjtat burime zyrtare sqarojnë se gjatë hetimeve të kryera për vjeljen e taksës 100-lekëshe ndaj çdo automjeti që hyn në zonën e plazhit, ka rezultuar se punonjësit e komunës së Velipojës përdorin ose pajisin drejtuesit e mjeteve të pushuesve me një biletë. Nga kontrolli i këtyre biletave rezultoi se ato nuk ishin të miratuara nga Ministria e Ekonomisë dhe se kjo taksë nuk është mbështetur në ligjin nr. 9632 datë 30.12.2006 “Për sistemin e taksave vendore”. Arritja në këto konkluzione ka bërë që strukturat e sektorit kundër krimit financiar në Drejtorinë e Policisë së qarkut Shkodër të bashkëpunojnë me prokurorinë e rrethit gjyqësor Shkodër, me të cilën ka kryer të gjitha veprimet e duhura procedurale. Për ndjekjen e mëtejshme të kësaj çështjeje antikrimi financiar i Drejtorisë së policisë së qarkut Shkodër ia ka kaluar materialet prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër.