E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cordoba kunder Ibres: Respekto Mancinin

Ivan Ramiro Cordoba del ne mbrojtje te Roberto Mancini-t pas “thumbave” te sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.

Ivan Ramiro Cordoba del ne mbrojtje te Roberto Mancini-t pas “thumbave” te sulmuesit Zlatan Ibrahimovic. Lojtari suedez deklaroi se ka mesuar me shume ne keto muaj se sa gjate 5 viteve te fundit, duke e drejtuar gishtin nga ish tekniku italian i Interit.

“Respektoj opinionet e te gjitheve por Zlatan duhet te jete i ndergjegjshem per vitet e kaluara tek Interi, pasi Mancini e ka aktivizuar perhere. Nuk ka trajner ne bote qe shkon mire me te gjithe sepse ne lojtareve nuk na pelqejne shume gjera. Me Mourinho-n mund te arrijme nje cilesi tjeter fale eksperiences se tij, por duhet te falenderojme edhe Mancini-n sepse me te kemi fituar shume”, u shpreh mbrojtesi kolumbian.

Cordoba theksoi gjithashtu se, gjate periudhes se fundit nen drejtimin e italianit, Ibra eshte kushtezuar edhe nga demtimet dhe kjo mund te kete ndikuar ne marredheniet e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›