Washington, 5 vjet heqje lirie per Tim Montgomery

Ish sprinteri amerikan Tim Montgomery eshte denuar nga nje gjykate ne Washington me 5 vjet heqje lirie. Ish fituesi i medaljes se bronxte ne boterorin e Athines 1997 per garen e 100 metrave dhe vendi i dyte ne boterorin e Edmonton 4 vjet me pas, ishte terhequr nga sporti por ai u cilesua fajtor ne procesin ku akuzohej per trafik heroine.
Me pare ai ishte perfshire edhe ne skandalin e dopingt duke u skualifikuar ne vitin 2005 nga Gjykata e Lozanes, e cila i fshiu edhe te gjitha arritjet qe prej marsit te vitit 2001. Gjate muajit maj te ketij viti, Montgomery u denua nga nje tjeter gjykate me 4 vjet heqje lirie pasi derdhi ne banke 775 mije dollare nepermjet ceqeve false.
Ne muajin shtator, shoqja e tij Marion Jones u lirua pasi vuajti ne nje burg te Teksasit denimin prej 6 muajsh per deshmi te rreme.