Anulimi i fluturimeve Berisha ngec në Vjenë, Topi nuk shkon në varrimin e Kazinskit
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Hiri vullkanik i shkaktuar nga vullkani në Islandë duket se ka rënduar më tej situatën e trafikut ajror në të gjithë Evropën. Edhe në aeroportin e Rinasit janë anuluar fluturimet drejt 15 destinacioneve. Për shkak të kaosit të krijuar në aeroportet evropiane për shkak të resë gjigande vullkanike edhe Kryeministri Berisha ka ngecur në Vjenë.
Pas vizitës zyrtare në Bruksel ku dorëzoi pyetësorin e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat, për Kryeministrin Berisha ka qenë e pamundur të ndjekë linjën normale të fluturimit Bruksel-Vjenë-Tiranë. Ai është nisur të premten paradite me makinë nga Brukseli dhe për më shumë se 10 orë ka përshkruar gati 1300 kilometra rrugë në Gjermani dhe prej andej ka mbërritur në Vjenë në mbrëmje. Atje është njoftuar për mbylljen e fluturimeve nga aeroporti vjenez, çka e ka detyruar Kryeministrin Berisha të qëndrojë edhe dje në kryeqytetin e Austrisë. Megjithëse Kryeministri Berisha do të donte të ishte sa më shpejt në Tiranë, të paktën, bukuritë e Vjenës mund ta justifikojnë sakrificën e këtij udhëtimi të paparashikueshëm dhe të gjatë.
Topi anulon vizitën në Poloni
Edhe Presidenti Bamir Topi ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Poloni, gjatë ceremonisë mortore në nder të homologut të tij polak Leh Kazinski, i cili humbi jetën në një aksident tragjik ajror. Edhe Presidenti Topi është kushtëzuar nga situata e krijuar në aeroportet e evropës, për shkak të hirit vullkanik, që ka penguar me dhjetëra fluturime në të gjithë Evropën. Mësohet se tetë shtete kanë anuluar pjesëmarrjen në ceremoni mes të cilëve presidenti maqedonas Ivanov, Kryeministri koreanojugor Chung Unchan, ministri i Jashtëm i Indisë, Meksikës, Egjiptit, Kryeparlamentari japonez, etj. Dje ishte konfirmuar prania e liderëve të 98 vendeve mes të cilëve presidenti amerikan Barfak Obama, ai rus Medvedev, presidenti Francës Sarkozi, kancelarja gjermane Merkel etj. Për shkak të hirit vullkanik hapësira ajrore polake është mbyllur prej ditës së djeshme, sikurse në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës.
Rinas, anulimi i fluturimeve
Shkon në 15 numri i destinacioneve ku anulohen fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Përmes një njoftimi për medien, Aeroporti Nënë Tereza njofton se gjatë ditës së shtunë janë anuluar fluturimet direkte për në Londër, Budapest, Vjenë, Mynih, Shtutgard, Bolonjë, Milano, Trevizo, Verona, Frankurt, Ljubljanë, Rimini, Genova, Torino dhe Prishtinë, për shkak të hirit në zonën e Islandës si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë. Fluturimet janë anuluar deri në një njoftim të dytë. Ndërkaq mësohet se fluturimet e planifikuara për në Romë, Athinë, Bari, Stamboll kanë operuar normalisht.
Kaos në trafikun ajror
Organizata evropiane për sigurinë e trafikut ajror Eurocontrol ka bërë të ditur se bllokimet e trafikut ajror vazhdojnë edhe sot në një pjesë të madhe të kontinentit evropian. Shifrat zyrtare tregojnë se janë anuluar 16 mijë fluturime nga 22 mijë që ishin parashikuar në Evropë. Organizata Evropiane për sigurinë dhe transportin ajror Eurokontrol deklaroi se efektet e reve të hirit nga Islanda do të jenë të pranishme për të paktën edhe 24 orët e ardhshme, çka do të pengojë fluturimet në pjesën më të madhe të Evropës Qendrore dhe Veriore.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2010