Polakët kundër trupit të Kazinskit përkrah heronjve
Autori i Lajmit: Redaksia
Krakovë – Kanë shpërthyer polemikat në Poloni për vendin e varrimit të ish-presidentit polak, Leh Kazinski, i ndarë tragjikisht nga jeta pas një aksidenti ajror. Dy ditë më parë, autoritetet lajmëruan se trupi i presidentit do të prehej në katedralen Vavel të Krakovës mes trupave të mbretërve dhe heronjve polakë, ndërsa ditën tjetër qindra qytetarë kanë dalë për të protestuar kundër vendosjes së trupit të politikanit konservator mes njerëzve më të shquar të vendit. Polakët dje natën kanë qëndruar deri në tetë orë në radhë në pallatin presidencial në Varshavë, për të nderuar presidentin e vdekur, Leh Kazinski, dhe gruan e tij, Maria, të cilët vdiqën të shtunën në një aksident ajror në Rusinë Perëndimore. Edhe ata polakë, të cilët kurrë nuk kanë votuar për Kazinskin, deklaruan për mediet se kanë ardhur për ti bërë nderime. Ai ishte kryetar shteti dhe ka vdekur duke përmbushur detyrën shtetërore, pra duke nderuar mijëra polakë të vrarë nga Stalini në vitin 1940 në malin Katin, pranë Smolenskut. Pavarësisht zisë shtatëditore, vendimi i dy ditëve më parë që me dëshirën e familjes, presidenti dhe zonja e parë të varrosen midis figurave më të shquara polake, në dhomën e nëndheshme të marshallit Jozef Pilsudski, në katedralen e kështjellës së vjetër mbretërore Vavel në Krakov, ka ngjallur shumë polemika, por edhe protesta në rrugë në këtë qytet. Në internet, vetëm në Facebook, nga dje ekzistojnë gjashtë grupe që kërkojnë organizimin e një referendumi për të vendosur nëse presidenti Kazinski është i denjë të prehet pranë mbretërve polakë, si Jan III Sobieski, që i kishte mundur turqit në Vjenë në vitin 1683.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2010