E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinezët provojnë protestat paqësore alla Gandi

Autori i Lajmit: Redaksia

Është çuditërisht shumë e qetë. Rreth 40 protestues palestinezë janë rreshtuar përballë ushtarëve të armatosur izraelitë përpara telave me gjemba. Ata u thonë qetësisht ushtarëve se kërkojnë të kalojnë në tokën që Izraeli u ka pushtuar për të ndërtuar murin e Bregut Perëndimor. Nisin thirrjet të shoqëruara me fjalë emocionale në hebraisht, anglisht dhe arabisht. “Ju ushtarë që qëndroni këtu, duke bllokuar palestinezët të shkelin në tokën e tyre, duhet të mendoni atë që po bëni”, - thërret një grua e re. “Çfarë do tu thoni fëmijëve tuaj”? - pyet një burrë i moshuar. Trupat qëndrojnë të palëvizura në pozicionet e mëparshme. Beit Jala është një nga ato fshatra palestineze, numri i të cilave rritet dita-ditës, që mban protesta të rregullta kundër pushtimit izraelit në Bregun Perëndimor. Në shumë prej tyre të rinjtë palestinezë hedhin gurë në drejtim të trupave izraelite, të cilët i zmbrapsin me gaz lotsjellës dhe ndonjëherë përdorin dhe plumbat e gomës kur situata agravohet. Por organizatorët e këtyre protestave në Beit Jala, si Ahmad Lazza, i cili i mëson protestuesit të jenë paqësorë gjatë demonstratave, tentojnë që situata të mos ashpërsohet. Kjo vjen pjesërisht për shkak të besimit personal, dhe pjesërisht prej dëshirës për të shmangur pështjellimin e situatës me ushtarët izraelitë. “Ti nuk do që ushtari të ndihet i kërcënuar, sepse ky do të ishte një justifikim i madh për të të qëlluar”, - thotë Lazza. Protestuesit e zonës shpesh janë vetëlidhur në pemët e ullirit për të penguar buldozerët që ti presin dhe të ndërtojnë murin që do të ndajë përfundimisht dy vendet. Izraelitët thonë se ko bëhet për sigurinë e tyre, por palestinezët e konsiderojnë një veprim të tillë pushtim të tokës së tyre. “Në të shkuarën, - thotë zoti Lazza,- palestinezët kanë pasur një “përshtypje të keqe” ndaj rezistencës jopaqësore, e cila, sipas tyre, kishte lidhje me pacifizmin dhe lëshimet ndaj Izraelit. Por së fundmi, ata e shohin protestën paqësore si një “shans të madh”. Zyrtarë palestinezë kanë nisur të marrin pjesë në protesta, duke mbajtur demonstrata të rregullta në fshatrat e Bilinit dhe Naalinit si modele për të shfaqur “rezistencën popullore” dhe u kanë bërë thirrje palestinezëve të bojkotojnë mallrat e prodhuara nga izraelitët në Bregun Perëndimor. Këtë muaj, kryeministri palestinez, Salam Fayyad, shpërfilli rregullat e izraelitëve dhe hapi një shteg për në Bregun Perëndimor në një vend që kontrollohet nga ushtria izraelite, ndërsa përmendi gjithashtu pavarësinë e Indisë dhe luftërat për të drejtat e zezakëve amerikanë. Martin Luther King III, djali më i madh i aktivistit më të madh të të drejtave civile në SHBA, pritet të vizitojë Ramallahun ditën e mërkurë, një javë pas vizitës së njërit prej nipërve të liderit për pavarësi, Mahatma Gandi. Rajmohan Gandi foli me pasion për besimin e gjyshit të tij për një luftë paqësore, duke nxitur palestinezët që tu qëndrojnë besnikë parimeve të drejtësisë së judaizmit. “Kurrë, kurrë, kurrë, kurrë mos e humbisni besimin tuaj”, - u tha ai. “Kurrë mos e humbisni besimin në fitoren përfundimtare”. Por pavarësisht se një deklaratë e tillë mori ovacionet e audiencës, shumë veta nga salla ishin gati të vinin në zbatim këtë qasje paqësore të Gandit. “Unë kam ardhur këtu për të promovuar rezistencën paqësore”, - tha Mahmoud Ramahi, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Legjisltativ Palestinez dhe anëtar i lëvizjes islamike të Hamasit. “Ne i mbështesim të gjitha llojet e rezistencave jo të dhunshme, ekonomike, politike dhe të armatosura”, - tha ai, duke mos përmendur fushatat paqësore.

Ky lajm është publikuar: 15/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›