Anulimi i takimeve zyrtare, spekulime rreth gjendjes së Shi Xhinping

Anulimi i takimit me kryeministren e Danimarkës i udhëheqësit potencial të ardhshëm të Kinës, i planifikuar per tu mbajtur te henen ka ngjallur spekullime lidhur me vendodhjen e tij. Ne nje njoftim për mediat Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi për takimin ndërmjet zëvendëspresidentit Shi Xhinping dhe Helle Torningut të Danimarkës, në të njëjtën ditë, kur Shi, kishte anuluar bisedimet me sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton, me kryeministrin e Singaporit, dhe një zyrtar rus.
Incidentet vijnë në një kohë shumë të ndjeshme kur liderët komunistë të Kinës po përgatiten t`i dorëzojnë pushtetin një brezi të ri në një kongres, që pritet të zhvillohet në fund të tetorit.
Shi pritet të marrë përsipër pushtetin nga presidenti Hu Xhintao.
Mungesa e vazhdueshme e Shis ka ngjallur shumë polemika, te cilat e lidhin mungesen e tij raste aksidentesh te tipit: lëndim në shpinë gjatë notimit, është aksidentuar me makinë, si dhe e fundit fare sikur bere pjese e nje atentati.