E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi ndaj Priftit, Gjykata rrëzon provat e prokurorisë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot provat e prokurorisë ndaj deputetit Dritan Prifti i cili akuzohet për korrupsion.
 

Në seancën e sotme, trupi gjykues nuk ka lejuar organin e akuzës që ta shfaqë videon mes deputetit Prifti dhe ish.zv ministrit të ekonomisë Leonard Beqiraj duke e konsideruar këtë video si të papërdorueshme si provë gjyqësore.
 

Sipas trupi gjykues videoja është marrë me procedurë të jashtëligjshme prandaj nuk mund të paraqitet si provë.
 

Kjo ishte prova e vetme e prokurorisë në procesin ndaj deputetit Dritan Prifti, proces i cili s`ka dëshmitarë ndërkohë që me vendimin e sotëm ççshtja mund të konsiderohet e mbyllur.
 

Procedimi penal ndaj ish-ministrit Prifti dhe ish-zëvendësit të tij Beqiraj u regjistrua pas publikimit të një videoje ku shfaqen Prifti dhe Beqiraj duke ndarë një shumë parash me njëri-tjetrin.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›