Përmbytjet nga Drini, strategji Shqipëri-Maqedoni-Mali i Zi
Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë bashkuar forcat për të bërë zap lumin Drinin dhe për të shmangur përmbytjet gjatë muajit të dimrit. Tre ministrat e mjedisit të mbledhur në Tiranë kanë paraqitur strategjinë e re që parashikon një menaxhim të basenit të Drinit që vitet e fundit ka qenë problematik me përmbytjet.
Projekti "Përshtatja ndaj ndryshimeve klimaterike në basenin e Drinit" dhe krijimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm ndaj përmbytjes për pjesën e poshtme të Drinit dhe lumenjëve të tjerë vjen si pasojë e ndryshimeve klimaterike të cilat kanë një impakt në rritjen e përmbytjeve dhe e zjarreve në vend të cilat janë një nga çështjet më aktuale në nivel ndërkombëtar.