E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anullohet miqesorja e kombetares me Kongon

Miqësoret shqiptare është e thënë të mos zhvillohen. Pas refuzimit për arsye financiare të miqësores me Nigerinë, është anulluar takimi miqësor i kombëtares sonë me atë të RD të Kongos, që do të zhvillohej më 15 nëntor në Londër. Një miqësore që konsiderohej si shumë e rëndësishme për trajnerin Oto Baric, pas zhëgënjimit që pësoi gjatë vizitës 10-ditore në Shqipëri.
Ky lajm i papritur është bërë i ditur në fillim nga shoqëria menaxheriale "Alb Marvin", e cila ka marrë përsipër organizimin e këtij takimi dhe më vonë është konfirmuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Problemi kryesor për moszhvillimin e ndeshjes ka qenë kërkesa e lartë financiare që ka pasur policia britanike. Sipas shoqërisë menaxheriale policia londineze ka kërkuar nga organizatorët e ndeshjes plot 255 mijë paund, pasi sipas tyre kjo ndeshje është e rrezikshmërisë së lartë. Një sasi kaq e madhe parash i ka bërë organizatorët e ndeshjes Shqipëri-RD Kongo që të tërhiqen, pasi ata jo vetëm që nuk do fitojnë asgjë, por kishte mundësi që të dilnin me humbje.
Miqësorja e fundit e Shqipërisë është ajo kundër San Marinos e zhvilluar më 26 gusht 2006 dhe e fituar me rezultatin 3-0. Në fakt është për të ardhur keq edhe Igli Taren, që priste të zbllokohej në ndeshjen me Kongon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›