E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sfida tjetër për futbollistë - Kupa e Kosovës

Nga Ejup LLUMNICA

Nesër do të zhvillohen ndeshjet e para të Kupës së Kosovës në futboll. Fituesi i vitit të kaluar i këtij trofeu, Prishtina, udhëtimin për ta mbrojtur Kupën do ta nisë në Rahovec në takim me skuadrën me të njëjtin emër. Në anën tjetër, njëri nga pretendentët kryesor për këtë trofe, Besa, ndeshjen e parë do ta zhvillojë si mysafir i Mushtishtit, derisa finalisti i vitit të kaluar, Drenica, në ndeshjen parë para shikuesve të vet përballet me Ulpianën, një skuadër shumë e papërshtatshme. Katër skuadra të tjera, që gjithsesi synojnë këtë trofe, Trepca '89, Trepca, Besiana dhe Flamurtari në ndeshjet e para do të sfidohen nga Vullnetari i UCK-së, Lepenci, Ramiz Sadiku, përkatësisht Dukagjini. Sido që të jetë, nëse bazohemi në cilësinë dhe organizmin e skuadrave, atëherë favoritë absolutë njihen skuadrat elite të futbollit, mirëpo gjithmonë në garat për kupë ka pasur befasi, gjë që shumë lehtë mund të ndodhë edhe këtë herë. Shorti për rrethin e dytë të garave hedhet të premten. Orari i ndeshjeve: E mërkurë Drenica - Ulpiana I. Mustafa, S. Mehmeti, F. Agërbashi Arbëria - Gjilani H. Sheremeti, I. Pllana, E. Baliqi Kosova (V) - F. Kosova B. Fejzullahu, M. Gashi, S. Krasniqi Gryka - Kosova (P) B. Sejdiu, L. Hasani, M. Baliu Shqiponja - Hasi Q. Haskuka, B. Mallaku, M. Qehaja Rahoveci - Prishtina G. Daka, F. Brahushi, D. Radoniqi Trepca '89 - Vullnetari i UCK-së I. Shuleta, A. Sopi, I. Breznica Mushtishti - Besa H. Hajdari, N. Ajvazi, G. Havolli Dukagjini - Flamurtari G. Shala, A. Gashi, A. Peshteri Drita - Ferizaj P. Hasani, L. Cena, L. Muhadri Shari - Vëllaznimi Sh. Grainca, E. Konjuhi, Sh. Raci Besiana - R.Sadiku S. Rrahmani, B. Maliqi, S. Jusufi KEK-u - Arbana A. Rexhepi, A. Kryeziu, A. Haliti Lepenci - Trepca I. Ejupi, B. Zeqiri, J. Musolli E enjte Bashkimi - Liria Z. Qorraj, I. Kelmendi, I. Veseli Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›